Ndoshta nuk kemi dëgjuar shpesh për të, por çaji i mollës është një nga më të mirët që ekziston. Molla, jo pa qëllim, quhet “fruti i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës.

Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Ajo përmban flavonoidë të cilët favorizojnë absorbimin e kalciumit duke parandaluar në këtë mënyrë osteoporozën dhe artritin. Në mollë gjendet gjithashtu një përbërës i shkëlqyer si pektina që rregullon nivelet e sheqerit në gjak.

Çaji i mollës ndihmon në kurimin e astmës dhe bronkitit pasi përmban veti antibakteriale dhe anti inflamatore. Nëse keni problem me kostipacionin keni gjetur pijen e duhur. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.

Ju pëlqen!

Pirja e rregullt e çajit të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit që kanë vuajtur nga verdhëza. Ndihmon po ashtu në ripërtëritjen e mëlçisë.

Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta dhe të përdoren të thara gjatë vitit.

Lexo po ashtu:  Virologu më i njohur ne botë: "Koha e shtrëngimit të dorës ka ikur" - Jemi duke hyrë në një erë pandemish
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!