Çaji i kanellës është një prej mënyrave më të mira, për të stimuluar trupin tonë që të humbë peshën e tepërt. Kjo pasi ky çaj, përfaqëson një mënyrë ideale për dobësim.

Gjithçka në sajë të vetive mahnitëse të kësaj erëze, e cila stimulon shkrirjen e dhjamit dhe sidomos nëse e shoqëroni edhe me pak aktivitet fizik.

Këshillohet që të pini mesatarisht çdo ditë dy litra ujë krahas çajit. Nëse nuk kini tre shkopinj kanelle për një litër ujë, hidhni pesë lugë kanellë pluhur.

Ju pëlqen!

Për përgatitjen e këtij çaji vëreni enën të ziejë për disa minuta dhe lëreni deri sa ti bjerë disi nxehtësia para se ta pini. Këshillohet që ta pini tre herë në ditë, në mëngjes, drekë dhe darkë, rreth një orë pas ushqimit.

Mirëpo mbani parasysh se çaji i kanellës nuk këshillohet për femrat shtatzënë dhe personat që vuajnë nga ulcera e stomakut.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.