Ja pra ku janë 25 proverba të ndriçimit të mendjes dhe të vetë-reflektimit. Provo të zhytesh thellë në mendësinë e tyre dhe të mësosh sa më shumë prej tyre:

Nëse një problem është i zgjidhshëm, atëherë nuk ia vlen të brengosesh për të. Nëse nuk mund të zgjidhet, atëherë është e padobishme të brengosësh për të.

Burri dhe gruaja duhet të kenë dorë të njëjtë dhe një sy: kur dora dhemb, syri qan; dhe kur syri qan, dora i fshin lotët.

Ju pëlqen!

Kontrolloni shtatë herë para se të dyshoni për dikë.

Çaji i ftohtë dhe oriz i ftohtë mund të durohen, por vështrimi i ftohtë dhe fjalët e ftohta jo.

Gjuha është vetëm 5 cm e gjatë, por mund të vrasë një njeri 2 metra të lartë.

Reputacioni i një mijë viteve mund të përcaktohet me sjelljen e një ore.

Ne mësojmë pak nga fitorja dhe shumë nga humbja.

Dora e fatit do të hyjë gjithmonë me të qeshura në shtëpi.

Edhe majmunët mund të bien nga pemët e tyre.

Nëse vendosni të niseni i vetëm në një udhëtimin, edhe pas një mijë kilometrave përsëri do të jeni vetëm.

Një zejtar i keq kurrë nuk bëri një vazo të përsosur.

Ai që duron vetëm gjysmë ore më shumë se kundërshtari i tij mund të arrijë fitore.

Një udhëtim prej një mijë miljesh fillon me një hap të vetëm.

Nëse pyesni, do t’ju vijë keq për një minutë, nëse nuk e bëni, ju do t’ju vijë keq për gjithë jetën tuaj.

Nëse mendoni për një gjë, vendosni. Nëse keni vendosur, mos mendoni për të.

Një fjalë e mirë mund të ngrohë tre muaj të dimrit.

Lëvdata fillon aty ku mençuria ndalet.

Ai që buzëqesh më shumë dhe zemërohet më pak është gjithmonë më i fortë.

Vepra e mirë, sado e vogël është më e mirë, sesa qëllimi më i madh.

Bretkosa në pus nuk e njeh madhështinë e detit.

Dielli nuk e di kush ka të drejtë apo kush e ka gabim. Ai shkëlqen pa qëllim dhe siguron ngrohtësi për të gjithë.

Toka gjithnjë forcohet pas shiut.

Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen.

Frika është e thellë, aq sa e lejon mendja jote.

Fillimi është i lehtë, vazhdimi është i vështirë.

Mbase të gjitha së bashku janë shumë njohuri për t’u përqafuar në të njëjtën kohë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!