Shumë ndryshime në stilin e jetës mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin e juaj. Ngjitja e shkallëve në vend të ashensorit, pjekja në skarë në vend të fërgimit apo refuzimi i ndonjë gote verë mund të ndikojnë që të keni një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme.

Duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre zgjedhjeve të vogla, shumë njerëz pyesin veten se a është më mirë të pini çaj të gjelbër në vend të kafesë në mëngjes. Provat për të gjitha përfitimet nga çaji i gjelbër ende janë duke u zbuluar, por këto janë disa nga faktet që mund të bëjnë që ju të ndryshoni rutinën e mëngjesit.

Çaji i gjelbër dhe ai i zi janë nga një bimë e vetme, por çaji i gjelbër është më pak i procesuar. Për shkak të kësaj ka një koncentrim më të madh të kaqetinës. Kaqetina është pjesë e një përbërje bioaktive të njohur si flavonoid që mendohet se redukton stresin.

Ju pëlqen!

Çaji i gjelbër mund të ndihmojë njerëzit që të humbin në peshë por jo aq shumë sa që mendojnë shumica e njerëzve. Për të humbur peshë duhet një dietë komplete dhe çaji i gjelbër nuk është përgjegjësi kryesor për këtë.

Ka disa prova, po ashtu, që çaji i gjelbër ndihmon në reduktimin e rrezikut për shëndetin e zemrës.

Gjithsesi zgjedhja se a do pini çaj të gjelbër apo kafe në mëngjes është e juaja dhe normalisht duhet të zgjidhni atë që mendoni që është u jep juve më shumë kënaqësi.  / Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.