Cafu foli për herë të parë për humbjen e Danilo Feliciano de Moraes, djalit të tij të madh, që vdiq në moshën 30-vjeçare, nga një atakt kardiak.

Danilo ndërroi jetë më 4 shtator, ndërsa po luante futboll me babanë e tij në fushën brenda shtëpisë, ku familja jeton në Alphaville.

Në një intervistë për revistën “Veja”, kampioni botëror deklaroi: “Ende nuk e kam përtypur faktin që varrosa një djalë. Unë shkoj në varreza çdo pesë ditë, nuk kam pasur guxim e zemër të hyj në dhomën e tij, kurrë nuk u futa përsëri në fushën ku ndodhi gjëma. Të varrosësh fëmijën është dramë e madhe, ndryshon nga konteksti i përgjithshëm i gjithçkaje që ndien gjatë gjithë jetës. Djali tjetër, Wellington, ka hyrë në dhomën e tij deri më tani, mblodhi gjërat dhe i dhuroi të gjitha. Nuk e di si ta përshkruaj dhimbjen e madhe të hedhjes së dheut mbi arkivolin e një fëmije, duke ditur që ai kurrë nuk do të kthehet (qaan me lotë). Vdekja e fëmijës e shoqëron babain dhe nënën për gjithë jetën”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...