Suksesi, paratë, udhëtimet dhe buzëqeshjet jo gjithmonë nënkuptojnë lumturi dhe maska që ne zgjedhim t’i tregojmë botës, thjesht mbulon atë që ne nuk duam ta ndajmë me të tjerët. Avicii u gjet i vdekur në qytetin e Omanit, si pasojë e mbidozës, kur disa ditë më parë ishte parë nëpër foto me fansat tepër i buzëqeshur dhe në gjendje të mirë. Ndërkohë, pas vdekjes së tij, familja e tij publikoi shkrimin se ai vërtet kishte pasur tërë kohës mendime nëgative mbi kuptimin e jetës, mbi vetë jetën, si dhe mbi lumturinë.

Nëse e shihje Robin Uillims mund të mendoje se ai ishte personi më i lumtur në botë, pasi i bënte të gjithë të qeshnin pafund me humorin e tij. Por sëmundjet mendore nuk duan t’ia dinë se sa i suksesshëm je. Të jesh gazmor s’është e njëjta gjë me të qenurit i lumtur dhe Robin e përdori komedinë si një maskë për të fshehur atë që ndjente në të vërtetë. Ai vdiq në moshën 63 vjeçare dhe bota në atë moment kuptoi se aktori vuante nga depresioni, ankthi dhe paranoja, të cilat bënë që ai të vriste veten.

The Rock, gjatë momenteve më të vështira të jetës së tij, është shprehur: “Unë vuaja nga depresioni. Do të doja të kisha dikë pranë gjatë asaj kohe që mund të më tërhiqte mënjanë dhe të më thoshte se gjithçka do të shkonte mirë. Isha aq keq, saqë s’mund ta imagjinoni dot”.

Ju pëlqen!

Ne nuk e dimë se çfarë po kalon dikush, pasi nuk ka asnjë shenjë që të na bëjë ta kuptojmë këtë gjë. Nuk ka asnjë shenjë që dikush të thotë: “Po kaloj nëpër një divorc”, apo “Unë kam humbur një fëmijë”, “Unë po kaloj nëpër depresion”, apo “Unë jam diagnostikuar me kancer”. Nëse do ta shihnim një gjë të tillë, ne normalisht do të silleshim më mirë me këta persona. Por pse na duhet ne një shenjë e tillë? Pse nuk e trajtojmë ne këto, sikur të kishte një shenjë të tillë, edhe pse e fsheh atë me një buzëqeshje? Sepse ne e dimë se kushdo po kalon nëpër një problem. Nuk ka asnjë person të qetë që nuk po kalon nëpër një dhimbje të caktuar. Ndaj pse nuk e trajtojmë këdo me mirësi?

Ne shpesh mendojmë “Eh sikur të isha si ai/ajo”. E kemi shumë gabim, pasi vërtet ai person mund të duket i lumtur nga jashtë, por jo gjithmonë ajo çfarë zgjedh të ndash me botën, është ajo që vërtet ndjen vërtet përbrenda. Ai person mund të jetë duke kaluar probleme që nuk krahasohen me të tuat, ndaj përpiqu t’i bësh të tjerët të flasin me ty dhe kuptoji ata. Jepi kurajo të vazhdojnë jetën e tyre…

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.