Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, ishte i ftuar mbrëmë në emisionin Rubikon të KTV-së, ku foli për disa tema të ndjeshme.

U diskutua rreth vrasjes së 102 anëtarëve të LDK-së pas luftës, si dhe rreth marrjes së pushtetit nga UÇK-ja, që po konsiderohet se ishte puç.

Buxhovi, mes tjerash tha se UÇK-ja nuk ishte krejt e pastër sepse pas luftës janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së.

“UÇK-ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur edhe shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së, mbas luftës”, ka potencuar ai.

Buxhovi gjithashtu ka komentuar edhe ndërkombëtarët dhe rezolutën 1244.

“Në Kosovë ka ndodh një fenomen shumë interesant sepse faktori ndërkombëtar është kujdes që Rezoluta 1244, të sjellë një infrastrukturë demokratike në një shtet të lirë ku çlirimi të kthehet në liri dhe çlirimi të kapet nga çlirimtarët dhe për këtë fajin më të madh e kanë faktori ndërkombëtar”, shtoi ai. 

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]