‘Busti i Madeleine Albright ngjanë me figurën e Titos’

Ish-sekretarja e Shtetit Amerikan, Madeleine Albright, ka arritur sot në Kosovë.

Ajo është pritur në aeroport nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe më pas edhe nga krerët më të lartë të shtetit.

Albright ka arritur në Kosovë pas ish-presidentit Bill Clinton dhe do të marrë pjesë bashkë me të në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës.

Ish-sekretetarës i është punuar edhe një bust në Prishtinë, që do të zbulohet nesër zyrtarisht.

Edhe kësaj here nuk ka kaluar pa kritika, pas publikimit të fotografive të para.

Në faqen e Facebook kritiku i artit Ilir Muharremi ka postuar fotografinë e bustit të Albright derisa   ka deklaruar se ngjanë shumë me figurën e Titos. “Është një bust shumë i zymtë, figura e Albright është shumë mashkullore dhe pjesa e fytyrës ngjanë me atë të Titos dhe vërtetë kjo është turp i madh”, është shprehur shkurt Muharremi. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]