Shteti serb asnjëherë nuk ka pushuar vrasjen, dëbimin dhe asimilimin e kombit shqiptar. Që nga viti 1850 e deri më sot shteti serb, politikat e saja nuk kanë ndryshuar në raportin me gjuhën shqipe, kulturën shqipe, dhe ndaj kombit shqiptar në tansi, shkruan mekulipress.com.

Ja ca dëshmi nga burimet serbe të kohës se çfarë ndodhi në vitet e zeza 1877-1878:

“Motivet kryesore pse qeveria serbe i shpërnguli arnautët nga viset e sapoçliruara, aq sa mund të shihet tash, ishin këto: që nga Serbia të krijohet shteti i pastër nacional serb.. . Për shpërnguljen e arnautëve (nga Sanxhaku i Nishit), në qarqet ushtarake, kryeshefi i Komandës Supreme ka bërtitur se nuk dëshiron, se kurrsesi nuk dëshiron, që edhe Serbia të ketë Kaukazin e vet”. (Shih: Jovan Haxhivasileviq, “Albanska Liga”, Beograd, 1909, faqe 15).

Duke u mbështetur në burime tepër sekrete të qeverisë serbe dhe të armatës serbe, Jovan Haxhivasileviqi më tej shkruan: “ME SHPËRNGULJEN E ARNAUTËVE, DISA VENDE TË CAKTUARA NË ATO PJESË (Sanxhaku i Nishit – shënim i redaksisë mekulipress.com) MBETËN TËRËSISHT TË SHKRETA, kështu që kishte fshatra të cilave as emrat nuk u diheshin më; dhe autoritetet nuk mund t’i dinin sepse nuk kishte kush t’i thoshte, dhe tash ato pjesë TË MBETURA SHKRET duhej popullëzuar.. . Në të njëjtën kohë, me URDHËRESAT për shpërnguljen e ARNAUTËVE përtej kufirit, u dhanë edhe URDHËRESA që serbët, nga ana tjetër e kufirit, TË SELITEN ( të popullëzohen me serbë – shënim i redaksisë mekulipress.com këndej në Serbi”. (Shih: J. Haxhivasileviq, “Albanska Liga”, Beograd, 1909, faqe 16). /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]