Gazeta gjermane “Welt” ka publikuar një investigim përmes të cilit sjell intervista të disa politikanëve të rëndësishëm bullgarë dhe ukrainas, të cilët zbulojnë se Ukrainën në muajin prill të vitit 2022, pra 1 muaj e gjysmë pas invazionit rus, e ka shpëtuar në një pjesë të konsiderueshme ndihma nga Sofja.

Ish-kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe ish-ministri i Financave Assen Vassilev, bashkë me ministrin e Jashtëm ukrainas, Kuleba, kanë zbuluar e në një pikë të konflikit, Bullgaria furnizonte deri në 40% të nevojave të Ukrainës për naftë.

Heshtja e palës bullgare prishet pasi sipas «Politico» ata kërkojnë të rikthehen në pushtet. Për të shmangur kundërshtimin e partnerëve socialistë në koalicion, Petkov dhe ministri i tij i Financave përdorën ndërmjetës privatë përmes rrugëve ajrore dhe tokësore nga Polonia, Hungaria dhe Rumania.

Rreth 1/3 e municioneve sovjetike që përdori Ukraina në fillim erdhi nga Bullgaria që bashkë me karburantin i dhanë oksigjen forcave ukrainase në fillim të agresionit. Pagesën për furnizimin e bënë britanikët dhe amerikanët, një masë koordinimi kjo që duket se vlejti shumë.