Pasi muaji tetor njëherit është edhe muaji i ndërgjegjësimit mbi gratë e prekura nga kjo sëmundje, shqiptarja Vera Ora, nëna e Rita Orës, ka publikuar një fotografi të cilës i ka bashkangjitur një shkrim mjaft motivues.

Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi krah bashkëshortit të aj, Besnikut, në mbishkrimin e së cilës ua kujtoi të gjitha grave që të kryejnë me rregull kontrollet mjekësore dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

“Bukuroshet e mija të dashura, është muaji për të bërë kontrollat kryesore të jetës suaj, lufto kundër kancerit të gjirit. Mos hezito, shko për kontroll të lutem! E ju o burra/partnerë, ndihmoni dhe mbështetni femrat e juaja se sëmundja afekton të gjithë të afërmit tuaj”, ka shkruar Vera Ora në Instagram

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.