Buffet ka një pasuri prej 124 miliardë dollarësh.

Warren Buffet ka qenë gjithnjë një skeptik i bitcoin. Megjithatë investitori miliarderë kishte rezervuar për sot komentet e tij më të ashpra lidhur me kriptomonedhën.

Ai e bëri të qartë kundërshtinë e tij ndaj bitcoin duke thënë se qëndrimi i tij kundër bitcoin nuk ka të bëjë fare me faktin nëse njerëzit bëjnë para ose jo. Kundërshtimi i Buffet është i mbështetur në princip se bitcoin nuk ak vlerë reale.

Ju pëlqen!

“Nëse do të rritet apo të bjerë muajin e vitin e ardhshëm, pas 5 apo 10 vitesh, këtë nuk e di. Ajo që unë di është se nuk shumëfishohet, nuk prodhon asgjë,” tha Buffet.

“Ka një magji në vetvete, dhe njerëzit lidhin shumë gjëra me magjinë,” mësohet të ketë thënë.

Buffet ka një pasuri prej 124 miliardë dollarësh. “Nëse më thoni se do të japim të gjithë bitcoinët në botë për 25 dollarë, nuk do të pranoja, sepse çfarë do të bëj me të? Më duhet tua shes juve në një mënyrë apo tjetër.

“Nëse më jepni apartamente, ato prodhojnë qera, e femra prodhojnë ushqim,” tha Ai.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.