“Mbaj mend se ka qenë muaji mars i vitit 1935, kur vdiq Moisiu. Të paktën mora pjesë në ceremoninë mortore”, shkruhet në “Kujtimet” e Aleks Budës, të vetmit dëshmitar shqiptar në ceremoninë e varrimit të Aleksandër Moisiut, kujton MekuliPress.

E kujton se si ai dhe studentët e tjerë shqiptarë nuk mungonin asnjëherë në teatrot ku debutonte aktori i madh me origjinë shqiptare. “Në ceremoninë e varrimit, që nuk u bë sipas mënyrës tradicionale, fatkeqësisht s’kishte asnjë personalitet zyrtar nga Shqipëra. Hm..po, harrova të them se si personalitet zyrtar kishte ardhur konsulli i plotfuqishëm italian në Vjenë që, për të afirmuar italianitetin e Moisiut e pa me vend të bënte një gjest të shëmtuar, duke mos e respektuar as amanetin e të vdekurit.

Ai i doli përpara arkivolit të artistit të madh dhe ngriti dorën për ta përshëndetur antifashistin Moisi në mënyrë romanamente, fashiste, me fjalët: “Ti salute grande italiano” (fq 179. “Kujtime Aleks Buda”).

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Më lart, profesor Buda kujtonte se në korrespondencën familjare kishte ruajtur një letër të vëllait të tij, i cili i shkruante Taqit, babait të tyre i cili ishte deputet, për t’u interesuar se përse nuk i kthehej përgjigje lutjes së Aleksandër Moisiut për të marrë nënshtetësinë shqiptare. “Duket se Moisiu kishte kohë që interesohej për këtë çështje, ma ka thënë edhe zonja Moisi kur jemi takuar bashkë”, kujtonte A. Buda.

Faqe 194-199, “Kujtime”, Aleks Buda

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!