“Pata menduar që iu bashkova UÇK-së që të luftoj për një shtet e ti japim demokracinë. Sot mu dëshmua e kundërta”, ka thënë Harrison.

Mirëpo, kur u pyet nga një qytetar se pse po ndihet kështu, Harrison tregoj arsyen.

“Si mundet një vend i huaj (SHBA-të) t’i pëshpërisin në vesh Presidentit i cili pastaj bashkohet me një parti rivale që ta bëjnë dikë ta dhej ligjin dhe të përfundoj i shkarkuar nga ligji. Kjo duke thyer një koalicion të dobët. Pastaj ta largojnë një Kryeministër të ligjshëm dhe ta zëvendësojnë partinë fituese me partinë e dytë dhe të tretë të zgjedhjeve, që është një “FUCK YOU” e madhe për njerëzit e Kosovës dhe tash mediat printojnë fotografi të Kurtit duke e pasqyruar si një komunist. Nuk jam simpatizant i VV-së, por e pëlqeja mënyrën se si Kurti iu vërsul atyre që abuzuan me fuqinë dhe iu dha nga Presidenti dhe ish-Kryeministri.

Ju pëlqen!

Për këtë arsye u rrëzua. Tash një njeri i mirë si Koloneli Anton Quni mund të humb punën për të cilën është i lindur, ministër i Forcave të Armatosura të shtetit të tij. Krejt kjo sepse ata që humbën fuqinë janë të frikësuar se do t’iu ndalen paratë dhe t’i lë edhe pa disa milionë nga goja e popujve të Kosovës. Demokracia ka vdekur”, ka shkruar Harrison.

Kujtojmë që Jon Harrison vite më parë ishte anëtarësuar në LDK.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!