Në vetëm dy ditë, Beogradi zyrtar bëri “tre hapa më pranë” Moskës, pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian (BE) që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin në Ukrainë.

Në të njëjtën ditë, më 15 nëntor, u njoftua se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd u takua me këshilltarin e liderit çeçen Ramzan Kadyrov, i cili gëzon mbështetjen e Kremlinit dhe filloi punën media shtetërore ruse Russia Today në Serbi.

Një ditë më parë, më 14 nëntor, Serbia për herë të parë abstenoi në Kombet e Bashkuara (OKB) në dënimin e agresionit rus kundër Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Me votat e 94 shteteve anëtare, më pas u miratua një rezolutë që mbante Rusinë përgjegjëse për shkeljen e ligjit ndërkombëtar për shkak të pushtimit të Ukrainës, dhe Moskës iu kërkua gjithashtu t’i paguante kompensim Kievit.

Nëse këto lëvizje mund të interpretohen si intensifikim i marrëdhënieve me Rusinë – Presidenca e Serbisë, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk iu përgjigjën pyetjes së Evropës së Lirë në gjuhën serbe.

Hapi 1: Takimi ‘në fshehtësi’ me këshilltarin e Kadyrovit