Autoritetet në Brazil po i zhvarrosin mbetjet mortore në varreza për t’u bërë vend viktimave të coronavirusit, ndërsa numri i të vdekurve nga ky virus ka shkuar në 41 mijë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm të premten, zyrtarët raportuan 909 të vdekur, ndërsa Brazili është edhe vendi më i goditur në Amerikën Latine, duke e çuar numrin e rasteve në 800 mijë.

A cemetery worker exhumes the body of a person buried three years ago

Qyteti më i madh i vendit, Sao Paolo, po liron hapësirën e varreve, duke gërmuar eshtrat e njerëzve të varrosur në të kaluarën, ndërsa më pas do të ruhen në enë të mëdha metalike.

Ndërkaq eshtrat e njerëzve që vdiqën të paktën tre vjet më parë do të zhvarrosen dhe do të futen në çanta, ku edhe do të izolohen përkohësisht në 12 kontejnerë depozitimi.