Organi rregullator i shëndetësisë në Brazil, ka pezulluar provën klinike për vaksinën e koronavirusit të firmës kineze Sinovac, për shkak të efekteve të forta anësore, duke surprizuar organizuesit e provës që thonë se ka patur një vdekje, por nuk lidhej me vaksinën. Rregullatori shëndetësor deklaroi se rasti ndodhi më 29 Tetor, por nuk specifikoi nëse ka ndodhur në Brazil apo në një vend tjetër dhe nuk dha gjithashtu detaje për kohëzgjatjen e pezullimit. Prova është një ndër 3 që ndodhen në fazën e fundit nga Sinovac. Vaksina megjithatë, ka patur kritika në Brazil, me presidentin Jair Bolsonaro që ka thënë se i mungon besueshmëria.

Pengesat për Sinovac bëjnë kontrast me lajmet pozitive nga Pfizer, që ka bërë të ditur se vaksina që po krijon është mbi 90% efektive, bazuar tek rezultatet fillestare të provave. Dimas Covas, kreu i institutit mjekësor Butantan, në Sao Paulo, që po zhvillojn provën e Sinovac, tha se vendimi i organit rregullator lidhej me një vdekje por shtoi se i’u duk e çuditshme, pasi vdekja nuk lidhej me vaksinën. “Ndërsa janë mbi 10,000 vullnetarë aktualisht, vdekjet mund të ndodhin. Por kjo vdekje nuk ka pasur lidhje me vaksinën dhe nuk është momenti për të ndaluar provat klinike”, – tha Covas.

Klevis Llaha

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!