A ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrën e tij kryeministri Edi Rama? kjo pyetje ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale këtë të premte pasi një ditë më parë portali ynë lapsi.al publikoi vëzhgimin e një shikuesi të vëmendshëm se kreu i qeverisë kishte hequr disa rrudha në ballin e tij. Sipas këtij vëzhgimi lëkura e kreut të PS-së dukej më e tërhequr dhe më e shndritshme. Por ky konstatim tërhoqi edhe vetë vëmendjen e kreut të qeverisë që në një nga takimet e zhvilluara me gratë e Tiranës, Rama bëri atë që bën gjithnjë me një çështje që nuk i pëlqen: ta bëjë atë të duket qesharake.

“Unë botoks? E pse kam bërë botoks? Sepse u jam dukur papritur i qeshur dhe lëkura ime papritur u është dukur si lëkura e Fevziut, me shkëlqim. Ka një arsye në fakt përse unë jam më i qeshur se ç’isha. Ka një arsye përse unë nuk jam aq i ngrysur sa isha. Ka një arsye në fakt përse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time. Kjo arsye nuk është botoksi. Kjo arsye është dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipërinë, dielli që shkëlqen në sytë e qindra mijëra gjyshërve që marrin vaksinën…” – tha Rama duke e mohuar të kishte bërë ndonjë ndërhyrje estetike.

Në fakt ai ka bërë shpesh të tilla. Dhe ato kanë qenë të dukshme. Më e forta ka qenë rregullimi i dhëmbëve në vitin 2012 që gjithashtu mbushi gazetat. Të herëpashershme kanë qenë dhe heqjet e qeskave poshtë syve. Më pas erdhi zgjatja e mjekrës.

Ju pëlqen!

Por çfarë ka ndodhur këtë herë?

Sot ne iu drejtuam një mjeku ekspert të fushës, i cili pas krahasimeve të fotove të para disa muajve, arriti te dallonte ndërhyrjet estetike të bëra në fytyrën e Edi Ramës. Përveç botoksit të injektuar në pjesën e sipërme të ballit, eksperti thotë se doza jo të vogla materialit filler janë përdorur në pjesën poshtë syve si dhe në atë që ndan sytë me veshët.

Sipas tij, materiali mbushës filler e ka efektin e menjëhershëm, ndërsa për botoksin duhen pritur se paku 10 ditë që të japë rezultatin final. Eksperti pohon se pavarësisht saktësisë së injektimit, ndodh që botoksi të shkaktojë ngrirje të muskujve jo në mënyre simetrike.

Sigurisht qe kryeministri ka gjetur një mjek të mirë estetik për këtë procedurë, tashmë normale dhe për meshkujt. Edhe pse sot një pjese e fjalimit te tij u përqendrua tek lajmi i botuar nga lapsi.al, nuk ka arsye për t’u zemëruar pasi lajmet për gratë apo vajzat që kryejnë ndërhyrje të tilla janë normale. Dhe jo rrallëherë dhe ato vetë e pranojnë që kanë kryer ndërhyrje të tilla.

Është normale që në kohë fushatash kandidatët të përpiqen të kurojnë me kujdes imazhin, pamjen e jashtme dhe kjo nuk e përjashton dhe një ndërhyrje të tillë estetike. Rezultatet e së cilës, të paktën në ditët e para duken të mira.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.