Enkas për MekuliPress, shkruan: Akademik Prof. Dr. Hakif BAJRAMI 

MBRETËRIA E JUGOSLLAVISË AKORDOI ME TURQINË TRI KONVENTA PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE NË ANADOLLI

KONVENTA E PARË 28 XI 1933

Ju pëlqen!

(DOKUMENTI GJINDET NË: DASIPB. Përfaqësia në Turqi F. 19/1934)

Çështja e shpërnguljës së shqiptarëve nga trevat autoktone, që Serbia dhe Mali i Zi i okupuan në Luftën e Parë Ballkanike (1912), mbeti temë kujdestare patriotike, religjioze dhe politike, dhe mbi të gjitha shtetërore serbe, që prej 1918 e deri më 1941.

Shpërngulja e shqiptarëve nëpër Europë do të provohet të propogandohet si çështje ‘religjioze muslimane’. Por, dokumentet e kohës dëshmojnë se fjala ishte për realizimin e një programi që kishte për bazë që në Kosovë dhe në anën e djathtë të Luginës Vardarit, ku popullsia shqiptare e religjionit isalam ishte në përqindje absolute, të shpronësohet, shpërngulet dhe shfaroset, në mënyrë që  të përsëritet, siq thuhet në program “Toplica 2”, sepse “Toplica 1”. Pra ajo që kishte ngjarë më 1877. Atëbotë 714 katunde dhe 6 qytete ishin rrënuar për 26 ditë deri në njeriun e fundit. Pra, serbianët, provonin që shembullin e Toplicës ta bartin në Kosovë dhe Krahinë të Pollogut. E këtë program mund ta realizonin vetëm me dhunë shtetërore dhe ajo ishte permannente.

Po cilët faktor e pengonin këtë planifikim parafashist serbian. Në rend të parë dashuria e shqiptarit për dheun e vet. Në realitet, shqiptari nuk ishte i shkolluar, sepse nuk e kishin lejuar okupatorët. Por dashurinë për vatrat e veta, shqiptari dinte edhe t`i shfaqë, por edhe më mirë ta mbrojë, kjo me fuqinë e dokeve dhe zakoneve të veta, e më në fund edhe me armët e veta. Mu për këtë qëllim, më 1 maj 1918 në Shkodër do të themelohet “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Kjo organizatë politike, me programin themeltar do të rreshtohet që të luftojë me të gjitha mjetet kundër okupimit serbian të Kosovës, Sanxhakut dhe Krahinës së Dibrës. Dhe lufta e drejtuar nga Azem Galica, siç dihet nuk mungoi. Kudo në tokat shqiptare që ishin të okupuara, Azem Galica ishte present, kudo që ujit i thuhet ujë e bukës-bukë.

E vërteta është se edhe në Shkup u themelua partia politike me emër turk “XHEMJET” (BASHKIM), parti kjo që të gjithë shqiptarët që ishin të okupuar nga Mbretëria Serbo Kroato Sllovne, i tuboi nën një “çati”. Pra, politikisht shqiptarët nuk ishin të paemancipuar siq provohet të aludohet në shumë shkrime. E themi këtë, sepse ajka e diplomacisë dhe politikës turke, pothuej se 75% ishte shqiptare gjatë viteve 1877-1912 dhe ajo kulturë gati në përgjithësi u vu në sherbim të kombit dhe më 29 XI 1912 në Vlorën heroike e shpalli pavarësin e trojeve shqiptare.

Në anën tjetër, edhe fanatizmi popullor, që femra shqiptare të jetë e mbuluar e bënte punën e vet, për faktin se në Turqi KEMAJLIZIMI i kishte evituar mbulesat. Pra, ky fakt ishte një shkak relevant që shqiptari musliman nuk pranonte një reformë që turku e kishte zbatuar. Së dyti, viset shqiptare nga viti 1923 ishin mbushur me sekte fetare islame të këndeve të ndryhsme. Ato sekte në Turqi ishin rrebtësisht të ndaluara. E ata që u përkitëshin sekteve fetare, zakonisht ishin të kolektivizuar në vendime dhe çka i dedikonte prijësi, myhybët (antarët) e zabtonin. Edhe çështja e fesit (çështje e imtë zakoni, që në Turqi ishte i ndaluar me ligj-Hb) ishte një guri i vogël në thelelin e refuzimit të ylemave të shumtë shqiptarë msuliman, që të refuzojnë shpërnguljën në Anadoll.

Edhe një fakt, që sot do të dukej anakronik, e ka penguar shpërnguljen në masë të konsideruar. Lidhur me këtë, pjesa dërmuese e ylemave muslimanë kishin përhapur porosi që femra shqiptare e religjionit islam në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që të f o t o g r a f o h e t  e të merr PASHAPORTË të “shkaut mizor”. Të gjitha këto adete, në një mënyrë e plotësonin MOZAIKUN e kundërshtimit me armë që drejtonte Komiteti i Kosovës me një anë, dhe kundershtimi me politikë që drejtonte legalisht XHEMJETI, si parti e të gjithë “Muslimanëve “ në Kosovë, Maqedoni dhe Sanxhak. E vërteta, “XHEMJETI” e botonte një gazetë në Shkup si organ të saj. Gazeta botohej me germa arabe, sepse germat e Alfabetit KOMBËTR SHQIPTAR ishin të ndaluara. Pra ishte i ndaluar çdo lloj shkollimi shqip. Por “HAK” (E DREJTA), dhe për çdo ditë e ftonte popullin shqiptar: “Mos i lëshoni vatrat stergjyshore”!

Mu për këtë shkak qeveritë e Beogradit, do të provojnë edhe me djegje të fshtarave shqiptare më 1919-1921; do të provojnë me vrasje të parisë politike shqiptare 1921-1933; do të provojnë me krijimin e kampeve të përqëndrimit për familjet e kryengritësve shqiptarë, duke i futur në kampe në Nish, Leskofc dhe Nikshiq 604 familje shqiptare; do të provojnë edhe me sjulemt nepër xhamia për ta FRIGËSUAR SHQIPTARINË; do të provojnë  edhe me detyrimin e regrutëve shqiptarë që ta hanë mishin e derrit dhe të bëjnë kryq; do të provojnë me shpronësim, duke kolonizuar komplekse tokësore me sllavë; do të provojnë me rrënimin e mureve rreth shtëpive; do të provojnë për ta ngacmuar shqiptarin edhe me prishtjen e varreve; do të provojnë me rritje enorme të taksave. Asnjë metodë parafashite serbe, nuk do t` i kanaqë politikanët e Beogradit. Prandaj, në vitet tridhjetë të shekullit XX do të provojnë të lidhin marrëveshje me Turqinë, në mënyrë që me detyrim shqiptarët të DËBOHEN në  ANADOLLI. Këto marrëveshje mendohej se ishin mjeti i fundit për t` u përseritë “Toplica NJË” e vitit 1877 edhe në tërë Shqipërinë Kontinentale(1912-1918); 1945-1966 dhe 1981-1999, pra gjatë gjithë shekullit XX.

Kësaj radhe do t` i botojmë për herë të parë dy marrëveshjet, me të cilat Mbretëria Jugosllave provoi që t` i shfarosë shqiptarët nga ajo pjesë e Shqipërisë Etnike, që e kishte riokupaur më 1918.

MARRËVESHJA E PARË JUGOSLLAVO TURKE PËR SHPËRNGULJËN E SHQIPTARËVE NË TURQI

  28 XI 1933  

Rregullorja sekrete e kërkesave reciporke në mes Mbretërisë Jugosllave dhe Republikës Turqisë për shpërnguljën e shqiptarëve me detyrim në Anadoll, përpiluar në Beograd më 28 XI 1933, duke imituar Marrëveshjën e Lozanës 1923, me të cilën Greqia me detyrim e largoi çdo familje muslmane në Turqi.

Ja teksti integral, të cilin opinioni i gjërë nuk njohuri se egziston:

“Duke patur parasysh në mënyrë konzullare dhe definitivishtë të gjitha çështjet relevante të kërkesave reciproke dhe ato të qytetarëve me të drejtat e autorizuara nga Pushteti i Madhërisë Mbretit të Jugosllavisë dhe Republikës së Turqisë, kanë rënë në pajtim me sa vijon:

Neni I

Duke shqyrtuar kërkesat reciproke të të dya shteteve dhe të qytetarëve të tyre, përfaqsuesit e dy shteteve KONTRAKTUESE kanë konstatuar se dëmshpërblimi i bërë me këtë rast Pushteti jugosllav ia kalon Pushtetit turk një shumë prej 17 000 000 dinarë.

Neni II

Pushteti jugosllav do ta paguaj borxhin Pushtetit turk shumën prej 17 milionë dinarësh në këtë mënyrë.

a). 7 milionë kredi në Bankën popullore të Jugosllavisë, më 5 prill 1934, në emër të pushtetit Turqisë, për të blerë mall; e shuma e përmendur nuk do të hynë në sistemin e kompenzmimit, evnetualisht të tregtisë në mes dy shteteve;

b). 10 milionë në TREZOR (Bankë), prej nga 5 milionë do të paguhën me 5 prill 1935, dhe 5 milionë të paguhën më 31 dhjetor 1935.

Neni III

Për këtë kontratë janë rregulluar të gjitha kërkesat egzistuese në mes dy vendeve kontraktuese si dhe të qytetarëve të njerit nga dy vendet në mes Pushtetit të Vendit tjetër që rrjedhë nga MASAT e vërtetuara për pasuritë e patundshme të përshkruara sipas ligjeve të Reformës agrare, të kolonizmit, si dhe pasuritë e braktusura fshatare shqiptare.

Neni IV

Duke u nisur nga data e kësaj kontrate, Pushteti jugosllav do të përpiqet,  që t` i merr në të ardhmën PASURITË, të drejtat dhe interesat që u takojnë qytetarëve turq në territorin e Jugosllavisë, ashtu që këto pasuri të drejta dhe interesa t` iu lejohen në dispozicion. Pushteti turk,  të angazhohet nga ana  e vet, që t` i lejojë lirisht qytetarëve jugosllavë pasuritë dhe të drejtat, që do t` i kanë në territorin turk, të kanë vlerë të njejtë.

Neni V

Kjo kontratë do të vërtetohet dhe vërtetimet do të këmbehen në Ankara. Kontrata do të hyjë në fuqi në të njejtën ditë me vërtetimin e saj.

E bërë në Beograd, në dy kopje në frëngjisht, më 28 Nëntor 1933.*  (DASIPB, Përfasia në Turqi, F. 19/ 1934)

(L.S.) Bogolub D. Jeftiq d. v.                               (L. S.) Dr. T. Rushti Beg  d. v.

Shtrohet pyetja: a i ka marrë paratë e sipërtheksuara Republika e Turqisë nga Jugosllavia parafashiste? Përgjigja (kemi argumnete-HB) është se kjo ishte hera e dytë, që Stambolli, prkatësisht Ankaraja, merrte para nga Serbia ( hera e parë më 1878 për pronat e muhaxherëve shqiptarë të Sanxhakut Nishit-SHIPNISË MOÇME, në të cilën trevë 714 katune dhe 6 qytete shqiptare, Padishau me tradhti ua la në “pronësi serbianëve dhe fallangës krishtëre europiane. 614 oficerë të lartë europian, nga këta 26 luftuan në anën e serbit si komandues dhe instruktor të shfarosjes së popullsisë, sepse ushtria turke me kohë ishte larguar. Në rastin e dytë, Mbretëria Jugosllave më 28 nëntor 1933, në 10 vjetorin e Marrëveshës Lozanës (1923), po kryente pazarin e dytë për shfarosjen e të gjithë  shqiptarëve në Shqipërinë Kontinentale, pasi që nuk kishte mundur t` i shfarosë me të gjitha ato metoda mizore që i cekëm më lartë.

Si historian e shtroi pyetjën ku janë dhe si janë harxhuar ato para (17 milionë)? Folë TURQIA “MIKE”, pse edhe ti ke bërë pazare, me një pushtt xhelat, mbi kurrizin e një populli, që nuk është as sllav, as turk, por është populli më i lashtë i Ballkanit.

Populli kurrë nuk gabon dhe ai këndoi nga pezmi i tradhtisë:

-Baba mbret mos ma shit Kosovën,

Ma shite Nishin e Kushumlinë,

Ma shite Ulqinin, Palvën e Gucinë, (1877-1881)

Don me shitë edhe këtë trohë Shipninë!(1912-1913).

Meqë kjo Marrëveheje (28 Nëntor 1933), nuk pati jehonë kolektive që shqiptarët ta pranojnë, edhe për faktin se donin të TRRGOJNË, edhe pse  u ishte vrarë LIDERI i TYRE Hasan PRISHTINA në Selanik (1933), me hjekësi (agjenturë), shqiptarët as që do të mendojnë të dorëzohen e as të lëshojnë serbianit trojet e veta stergjyshore.

Pra, pazari i 28 XI 1933, ishte i njëanshëm dhe shpresohej në Beograd që të realizohej për nja gjashtë  vite. Nuk ndodhi ekzodusi masiv. Dhe meqë shpërngulja me 17 000 000 KREDI duke shitë shqiptarë,  nuk solli sukses, “as për turkun e as shkaun”, me pelqim të dy palët ndryshuan kurs politik. Pra në vijim Jugosllavia dhe Turqia nuk do ta përdorin modelin Rumun të shpërnguljës së njëanëshme, por do ta zbatojnë modelin Turko-Grek të vitit 1923, për këmbim të popullsisë.

E për këtë pazarë të radhës, në njerën anë ishin 1 000 000 shqiptarë të religjionit musliman të okupuar nga Jugoslavia, e në anën tjetër, ishte një koloni serbe në Stamboll me 16 shtëpi, që duhej këmbyer. Pra, Mbretëria Jugosllave i shpërngulte 1000 000 shqiptarë dhe si kundërvlerë i parnonte 16 shtëpi serbe nga kolonia serbiane e Stambollit, të cilave Padishahu ua lejoi shkollën serbiane më 1868 në Stamboll,  ndërsa  2 380 000 shqiptarëve në trojet e veta etnike ua ndalonte. Bile, edhe Alfabetin Kombëtar Shqiptar të Manstirit (1908), turku e dogji me urdhër të Valiut në Selanik 1910, dhe me urdhër të MYTESERIFIT në Edrene, publikisht më 1911.

 

 Teksti i përkthyer nga frengjishtja i Marrveshjës (KONVENTËS) së re Jugosllavo-Turke 1934:

MARRËVESHJA  E DYTË JUGOSLLAVO-TURKE PËR KËMBIM TË LIRË TË POPULLSISË MË 24 VI 1934*

*(DASIPB-Përfaqsia në Turqi, F.19/1934)

Ky dokument është një kopje strikte e Konventës Llozanës nga viti 1923, si model ideor, për këmbim të popullsisë në mes Jugosllavisë dhe Turqisë. Por shumë shpejtë, kur Jugosllavia nuk pati çfarë popullsie të merr nga Turqia, përpos atyre 16 familjeve nga Koloia e Stambollit, pa u tharë ngjyra, filluan pazaret tjera të njëanëshme dhe çështja u PASTRUA. Ishte pra fjala për shpërngulje me detyrim të popullsië shqiptare nën robërinë jugosllave.

Se për çka ishte bërë kjo Konventë më 1934, flet vet brendia e dokumnetit, nëse analizohet me parime shkencore të heuristikës (e kam zbuluar më 1977 në DASIPB, Përfaqisa jugosllave në Turqi) dhe hermeneutikës, që do të thot sa më shumë informata për domethënje të brendëshme të dokumentit.

E për çka është bërë kjo Marrëveshje (Konventë), më së miri flasin tri (3) fjalë që figurojnë në të. Është fjala për “këmbim dhe vendosje të qytetarëve në mes palëve kontraktuese”. Së dyti, “LIRIMI NGA SHERBIMI USHTRAK i atyre shqiptarëve që largohen në shtetin tjetër kontraktues”. Së treti, më 1933 Turqia dhe Jugosllavia lidhin marrëveshje që e para (Turqia) t` i ketë 17 milionë dinarë kredi pa kthim nga Jugosllavia, si kompenzim të pronës së shqiptarëve që u mbetetj në trevat e veta, pas largimit tyre për kolonistët sllavë. Bile ishte theksuar në Beograd, se ato para janë të finansimit të “kolonizimit  agrare”.

Për të gjitha pazaret jugosllavo-turke, që janë bërë mbi kurrizin e popullit shqiptarë në Jugosllavi, një ditë Turqia KEMAJLISTE (Republika e Turqisë) duhet t` u  kërkojë falje publike shqiptarëve.E kjo kërkesë nuk vjen nga asnjë urrejtje, por e imponojnë dokuemnetet e zbuluara, sepse vetëm ZOTI i plotëfuqoishëm dhe lufta ANTIFASHISTE Nacionalçlirimtare (1941-1999), na ka shpëtuar si pjesë e  kombit, që një ditë aspiron të bashkohet siç ishte i bashkuar, për pesë mijë vjet, që i njeh arkeologjia dhe historia.

            Pason botimi i KONVENTËS DYTË (1934) në shkallë integrale për herë të parë:

“Në kohën e vizitës të bërë në Ankara nga Ekselenca e tij, Zotëri Bogolub Jeftoviq, ministër i Punëve të Jashtëme të Jugosllavisë, Kontrata e dy vendeve mike është vëndosur të sjellë relacione reciporke elementare për të cilat ata kanë qenë të ndaluar gjer tani dhe të veprojnë me këtë rast në konkludimin e shpejtë të marrëveshjeve të tregtisë, VËNDOSJES, eskteritorialitetit dhe gjyqeve.

Në pajtim me këtë vendim dhe si vazhdim për KËMBIMIN e ideve me këtë rast në mes Sekretarit gjeneral të Ministrit P. Jashtëme të Republikës Turqisë. Ekselenca e tij Numan Bej, dhe ministrit të Jugosllavisë në Ankara-Jeftoviq, Delegati Mbretëror i Jugosllavisë ka nderin të dërgojë me këtë një PROJEKT të KONVENTËS së VENDOSJËS  popullsië shqiptare në Turqi. -HB).

Përpiluar në Ankra më 24 VI 1934

MBRETËRIA E JUGOSLLAVISË DHE REPUBLIKA E TURQISË E KOPJOJNË MARRËVESHJNËN E

                               LOZANËS  (1923) për KËMBIM POPULLSIE MË 1934*

*(DASIPB, Përfaqisia në Turqi F. 20/1934)-Ja TEKSTI nga origjinali

Madhëria e Tij Mbreti i Jugosllavisë, me një anë, dhe Kryetari i Republikës Turqisë në anën tjetër, i shfrytëzuar nga DËSHIRA  që t` i rregullojë kushtet e VENDOSJËS së qytetarëve jugollavë në Turqi dhe qytetarëve turq në Jugosllavi, kanë VENDOSË të bëjnë një KONTRATË dhe kanë emëruar me këtë rast si fuqiplotë: Madhëria e tij Mbreti i Jugosllavisë dhe Krytrai i Republikës së Turqisë pasi që të jetë komunikuar fuqiplotësia e saj përkatëse sipas ligjit, t`i përshtatin dispozitat vijuese:

DISPOZITAT GJENERALE

Pika e parë

Çdo dispozitë e Konventës së tanishme në lidhje me kushtet e VENDOSJËS, të zbatueshme për qytetarët dhe për lidhjën e njerit nga Palët kontraktuese, është e varur me kusht të posaçëm dhe anasielltas me palën tjetër.

Pika e dytë

Shtetasit e seicilës palë kontraktuese me të njejtat kushte sikur shtetasit të kombit më të favorizuar do të kanë në territorin e tjetrit të drejtën e blerëjes që të POSEDOJË dhe të shes të gjitha llojet e pasurisë, mobileve dhe pasuri të patundëshme përveq të atyre të parapara me legjislacionin përkatës, në pajtim me ligjet dhe rregulloret e vendit.

Ata do të mundin, me të njejtat kushte sikurse nënshtetatsit e kombit në fjalë, të disponojnë lirishtë për blerje, shitje, transfer, kurorëzim, testament, trashëgimi me të gjitha mënyrat.

Ata nuk do të ngarkohën me rastet e lartë përmendura me tatim, taksa ose tatim në të ardhura, me disa emërtime tjera që të janë ndryshe ose më të ngritura se sa të atyre që janë ose do të jenë të vëndosura për kombësitë ose shtetasit e nacionalitetit vendor.

Pika e tretë

Shtetasit e seicilës palë Kontraktuese do të kanë të njejtat të njejta si shtetasit vendor në territorin e tjetrit, që të kryejnë punët në pajtim me ligjet dhe rregullat e vendit për të gjitha llojet e prodhimit indistriual dhe të mundësisë tregtimit dhe t` i ushtrojë të gjitha mjeshtritë dhe profesionet e  ndryshme.

Pika e katërt

Shoqatat tregtare, industriale dhe finansiare, nënkuptpohet se për transport dhe sigurim social në mënyrë të rregullt vëndosin në territorin e njerës palë dhe tjetrës.Tregtarët do të bashkëpunojnë në mes vedi.

Çdo gjë që ka të bëjë me konstituimin e tyre, kapacitetin dhe të drejtat e tyre, do të trajtohen sipas ligjit nacional.

Shoqatat e përmenduara do të kanë të drejtë që shoqatën e kombit vendor ta bëjnë tregtinë dhe industrinë e tyre në territorin e palës tjetër kontraktuese, me kusht që t` u nënshtrohet ligjeve dhe rregullave që janë ose do të janë në fuqi në atë territor.

Këto shoqata do të kanë të njejtat të drejta sikur shoqatat e vendorëve, në kuadër dhe nën veçantitë legjislative të vendit, që të blejnë të gjitha llojet e pasurive, të tundëshme dhe të patundëshme të nevojshme për funksionim, duke nënkuptuar se këto blerëje nuk kanë qëllimin e shoqatave.

Pika e pestë

Nënshtetasit e njëres palë Kontraktuese nuk do të u nënshtrohen në territorin e tjetrës palë sipas ligjeve në lidhje me shërbimin USHTARAK. Ata janë të liruar nga të gjitha shërbimet dhe obligimet e sherbimit ushtrak.

Pika e gjashtë

Shtetasit e seicilës palë kontraktuese nuk do të mundën në territorin e palës tjetër , të janë të shpronësuar nga pasuria e vet ose t` u ndalohet përkohësisht shfrytëzimi i pasurive të veta për shakqe legalisht të marrura në përdorim publik dhe vetëm nëse dëmshpërblimi u paguhet popujve. Asnjë shpronësim nuk do të bëhet pa publikim të mëparëshem.

Pika e shtatë

Për vëndosjen në territorin e njerës Palë Kontraktuese si dhe për kryerjen dhe për ushtrimin e punëve të  tregtisë, industrisë, profesionit të adpotimit ose çdo aktiviteti tjetër të çfardo natyre, shtetasit e palës tjetër kontraktuese, nuk do t` u nënshtrohen taksave (tatimeve dhe të drejtës doganore) të shlyen taksat për derisa ato të janë analoge me tatimet ose taksat tjera të ngjajshme, të ndryshme ose më të larta se ato, që janë valide për shtetasit vendas.

Shtetasit e njerës Palë Kontraktuese, që për shkak të çfardo okupimi, kalojnë dhe vendosen në territorin e palës tjetër kontraktuese, nuk do të ngarkohen me kurrfarë tatimesh as doganash për një kohë të caktuar derisa këto të bëhen analoge me tatimet ose taksat e ngjshme me ato të shtetasëve vendas-sipas dispozitave që janë në fuqi.

Pasuritë, të drejtat dhe interesat e shtetasve të njerës nga  Palët kontraktuese, që gjinden në territorin e Palës tjetër, nuk do të i nënshtrohen kurrafar tatimi, taksash direkte ose indirekte, më tepër se pasuritë, të drejtat dhe intresat e shtetasëve vendas,  lidhur me  blerëjen, posedimin, trasferin, ndryshimin ose trashëgiminë e  pasurive.

Nënshtetasit e Palëve kontraktuese do të  EKSPORTOJNË lirisht pordhimiet e pasurive të tyre dhe vetë pasurive, sipas dispozitave legale ligjore që janë në fuqi. Ata nuk konsiderohen si të huaj  dhe nuk do të paguajnë tatime ose taksa të tjera më të larta se ato që do t` i paguajnë shtetasit vendas.

Pika e tetë

Asociacionet komercilae, industriale ose finansiare, sikurse edhe sigurimi social dhe transportues, që janë edhe sigurimi social dhe transportues, që janë konstituar në pajtim me ligjet e njerës Palë Kontraktuese sikurse kushtet e parapara në pikën PESË, vendosen në territorin e Palës tjetër, ose aty i kryejnë aktivitetet  e tyre duke mos iu nënshtruar kurrfarë takse (dogane),  do të janë të barabartë sikurse vendasi.

Të njejtat dispozita do të aplikohen me degët e agjencive ose forumeve tjera në lidhje.

Pala Kontraktuese e cila në kushtet e parapara me pikën 5 janë të vendosur në territorin tjetër ku i kryejnë punët e tyre, mbasi të mirren vesh që seicila palë e këtyre shoqatave të mos gjindet në territorin e kësaj Pale dhe degëve të përmdnura të agjencive ose firmave, të mos TATIMOHEN për kapital realisht të investuar në territorin e kësaj Pale ose në beneficionet dhe rikthimet që i kanë  realisht. E këta mund të shërbejnë për vlerësimin e kapitalit të firmës, por në lartësinë e tij nuk mund të ndryshohet ose vëndoset asgjë.

Pika e nëntë

Në qoftë se Qeveria e njerës palë kontarktuese bën përjashtimin e tatimeve të çfarëdo natyre, këto përjashtime bëhen edhe për qytetarët e palës tjetër, të vëndosur në territorin e saj –njësoj si shtetsit dhe asiciacionet vendase.

Kjo dispozitë nuk do të vlejë për asociacionet e themeluara nga shteti.

Pika e dhjetë

Taksat, tatimet, të drejtat doganore, shlyerjet e tatimeve etj të parnuara me matrerien e pikave 8 dhe 10 duhet të jenë analoge me tatimet ose ngarkesat e tjera të ngjashme, të tatimuara nga administrata provinciale dhe lokale për shtetasit e palëve kontarktuese,  dhe nuk mund të jenë më të larta se ato që i kanë shtetasit vendas.

Pika e njëmbdhjetë

Asnjë truall ose akontacion i veçant për nevoja lufte, që nuk kërkohet me ngulm nga të gjithë të huajt, nuk mund të kërkohet nga shtetasit e palës tjetër kontraktuese, të vendosur ose që zhvillon aktivitetin e vet në territorin e palës tjetër kontarktuese.

Dispozitat përfundimtare

Pika e dymbdhjetë

Kjo Konventë hyn në fuqi një muaj pas shkëmbimit të dokumneteve të ratifikimit dhe zgjatë tre vjet. Në qoftë se Konventa nuk abrogohet nga njera ose tjetra palë kontraktuese, së pakur 6 muaj para kalimit të periudhës së lartëpërmendur, ajo do të jetë në fuqi deri në abrogimin e saj ose gjashtë muaj pasi ajo t` i abrogojë vetë veprimet e saj.

Konventa do t` i shtrohet RATIFIKIMIT e dokumentet e ratifikimit do të shkëmbehen në Beograd dhe menjëherë do të zbatohet. Sipas kësaj fuqiplotët në fjalë e kanë nënshkruar këtë Konventë.

Ankara më 24 VI 1934 në dy kopje.

DISA DILEMA TË PANJOHURA DERI ME SOT RRETH DOMINIUMIT DHE IMPRIUMIT

LETRA E KONSULLATIT JUGOSLLAV NË MARSEJ DËRGUAR  KONSULLIT JUGOSLLAV NË ANKARA

MBI INTRRPRETIMIN JURIDIK NDËRKOMBËTAR TË KONVENTËN PËR KËMBIM TË LIRË TË POPULLSISË*

*(Dokumneti gjindet në DASIPB.Legata në Turqi F. 20/1934)

Konsullata e përgjithshme e MPJ të Jugosllavisë, sekret nr. 54, Marsej, më 30 VI 1934

Legatës Mbretërore në Ankara

“Me letren e vet, rez. Nr. 284 të k.m., Legata Mbretërore urdhëroi të kërkojë që t` i sqarojë dispozitat KALIMTARE të Projektit të Konvetës mbi VENDOSJEN  midis Turqisë dhe Jugsllavisë, të cilën e kam hartuar në marrëveshje me Legatën Mbretërore, në mënyrë që Ministria e P. të J.të mund ta fillojë zgjidhjen e kësaj çështje.

Kam nderin t` i përgjigjem Legatës Mbretërore lidhur me pyetjet e parashtruara:

1.-MPJ e Turqisë nuk ka pasur rastin t` i interpretojë dispozitat e nenit 4 të Traktatit Stambollit, të datës 1 mars 1914, sepse ky Traktat nuk ka hy në fuqi (nuk ka qenë aplikuar).

2.- Neni 1 i Traktatit të Stambollit e ka pranuar vlerën e dispozitave politike të Traktatit Sen Zhermenit (1919), por Traktati i Stambollit (1914) nuk ka HY NË FUQI, sespe nuk është bërë këmbimi i INSTRUMENTEVE të RATIFIKIMIT (e instrumenti i ratifikimit të këtij Traktati gjendet në Arkivin Politik të Ministrisë, i përgatitur për këmbimin e instrumenteve të ratifikimit-hb). Pas Luftës së Dytë Ballkanike (korrik gusht 1913-Hb),Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Malit Zi kanë bërë ndryshimin e KUFIJËVE të ish territoreve të Perandorisë Otomane, sipas dispozitave të Traktatit të Bukureshtit.

Madje, edhe çështjet politike (ndryshimi i kufijëve) kanë mbetur të pazgjidhura midis Turqisë, nga njera anë, dhe Serbisë e Malit Zi, pastaj Jugosllavisë, në anën tjetër, sepse ne nuk i kemi nënshkruar aktet e Lozanës. Turqia na e ka pranuar gjendjen e krijuar me nënshkrimin e Traktatit mbi përtritjen e mardhënjeve diplomatike në tetor të vitit 1925, i cili nuk përmban kurrfarë dispozitash të tjra. Prandaj, as Mbretëria e Serbisë, as Mbretëria e Malit Zi, pra as Mbretëria e Jugosllavisë, NUK KANË KURRFAR AKTI JURIDIK, me të cilin Turqia do ta pranonte LËSHIMIN E ISH-KRAHINAVE TË PERANDORISË OSMANE, e që JANË TASH në përbërjëe të Mbretërisë Jugosllavisë. Rrjedhimisht, NUK EKZISTOJNË AS DISPOZITAT QË DO T` I RREGULLONIN MIDIS NESH e TURQISË ÇËSHJTET TJERA që dalin nga LËSHIMI I TERRITOREVE që do të thot DOMUNIUMI ( Çështjet e pasurive) dhe IMPERIUMI ( Çështjet e persoanev). E çështja e pasuive është zgjidhur në Beograd në mbarim të vitit të kaluar (1933) pa marrë parasysh të gjitha ato që i kanë paraprirë. Në të njejtën mënyrë, duhet të zgjidhet edhe çështja e PERSONAVE. (E ky spjegim diplomatko juridik i çështjeve ndërkombëtare, tregon se Jugosllavia dhe Turqia po bënin tregti me një popiull që nderkombëtarisht nuk u takonte, sepse de jure shqiptarët do t` i takonin Shqipërisë që ishte antare e Shoqatës Kombeve nga viti 1921-hb).

  1. –Në projektin e Konventës mbi vëndosjen- dispozitat kalimtare-janë rregulluar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me personat e trerritoreve të ish –Perandorisë Otomane, që kanë hyrë në përbërje të Mbretërisë së Jugsollavisë. Është zgjidhur çështja e “shtetasëve kontestues” –të krishterëve të këtyre territoreve të vendosur në territorin e Turqisë së sotme. Për këta është paraparë opcioni (zgjidhja e lirë). Turqirt, të vëndosur tash në territorin e Mbretërisë së Jugosllavisë, brenda afatit të caktuar, mund të zgjidhin dhe mund të shpërngulën në Turqi. Dispozitat që kanë të bëjnë me MUSLIMANËT në Serbinë Jugore janë në frymën e nenint 55 të Ligjit mbi nënshtetësin. Ndryshimi është vetëm për aq që SHPËRNGULJA e MUSLIMANËVE nga Serbia Jugore, sipas projektit të Konventës, për të cilën është fjala, nuk është më akt i njëanshëm. Në cilsinë e Konzullit të Përgjithshëm në Stamboll kam marrë QENDRIM se një MUSLIMAN NGA SERBIA JUGORE MUND TË KONSIDEROHET I SHPËRNGULUR, kur i plotëson të gjitha kushtet nga neni 55 i Ligjit mbi shtetësinë dhe kur nga autiritetet konsullare turke në Mbretëri e merr vizën e shpërnguljes, në bazë të cilës nga autiritetet turke e merr NUFUSIN (Vertetimin për nënshtrtësi). Autoritetet tona në Jugosllavi i kanë zbatuar dispozitat e nenit 55 mbi nënshtetësinë duke konsideruar se shpërngulja është akt i njëanshëm dhe për këtë arsye janë shfaqur mosmarrëveshje, sepse shumë muslimanë nga Serbia Jugore, kanë marrë viza të RREGULLTA nga autortetet konsullare turke në Mbretëri në pasaportat EMIGRUESE të lëshuara nga ana e autoriteteve tona. Këta muslimanë, nuk kanë mundur ta MARRIN NUFUSIN dhe të mbeten shtetas turq. Në qoftë se Qeveria tyrke i pranon porpozimet që i përmbajnë dispozitat kalimtare të Konventës mbi vëndosjen, shpërngulja e musliamnëve nga Serbia Jugore, do të vazhdojë pa kurrfar pengesash, sepse nuk do të shfaqen mosmarrëveshje.

Musliamnët nga Serbia Jugore, të cilët kanë ardhur në Turqi me pasaportat tona (Jugisllave-hb) emigruese dhe me viza turke të SHPËRNGULJES, janë bërë NËNSHTETAS të Turqisë. Në këto raste, shpërngulja është bërë me MARRËVESHJE TË HESHTUR. (EDHE KY KONSTATIM FLET PËR NJË TREGTI ILEGALE FASHISTE ME NJË POPULL TË PAMBROJTUR-HB). Prandaj, nuk duhet të shtrohet çështja e MUSLIMANËVE tashmë të shpërnguluar nga Serbia Jugire; mund të parashihet OPCIONI për musliamnët që gjinden në territorin e Turqisë së sotme si nënshtetas tanë (mulsiamnë që kanë pasaportat tona të rregullta për kalimin e kufirit). Muslimanët (ishin të gjithë shqiptarë dhe nuk kishin asnjë lidhje gjaku me turkun, por dëboheshin me dhunë shtetërore ose presione nga kolonsitët e armatosur, që shqiptarëve u jepinn AFAT 24 orë të largohen nga shtëpitë, kuptohet pasiqë nja 50 metra më largë kolonistit, ishin 12 ushtarë dhe 10 xhandarë të armatosur dhe e prtnin komandën për sulm ndaj familjes shqiptare-HB).

Kurrfar personash të tjerë nuk vijnë në KONSIDERIM për rregullimin e çështjes së shpërnguljës nga trritoret e ish Perandorisë Otomane.

  1. Nenei 15 i Projektit të Konventës mbi vendosjen flet për “nështetasit kontestues”. Këta janë sllavë me prejardhje nga trritori i ish-Perandorisë Otomane, që tash janë në përbërje të Mbretërisë së Jugoslavisë, të vendosur në territorin e Turqisë së sotme. Turqit i konsiderojnë me të drejtë nënshtetas të tyre këta persona, sepse që para luftërave ballkanike ata janë vendosur në territorin e Turqisë së sotme, por shumë prej tyre e kanë marrë edhe nënshtetësinë tonë-kanë, pra, nënshtetësi të dyfishtë. Në shumë raste unë i kam shkruar Ministrisë se duhet të rregullohet çështja e “nënshtetasëve kontestues”. Në dispozitat kalimtare të Projektit të Konventës mbi vendosjen e kam përdorur shprehjen: “persona me prejardhje sllave”, sepse neni 55 i Ligjit mbi nënshtetësinë flet për “sllavët” nga Serbia Jugore. Pra, “persona me prejardhje sllave” ose sllavë mund të konsiderohen shprehjet ligjore dhe, në qoftë se nuk gaboj, edhe Traktati i Stambollit i përdorë këto shprehje.

Neni 15 i projektit të Konventës është aq i qartë sa nuk janë të nevojshme kurrfar shpjegimesh. Konzulli i përgjithshem..

Se Konventa që u prezentua më lartë ishte një PAZAR në mes dy shteteve me një popull që nuk ishte as turk e as sllavë, flet katerciprisht dokuemnti që më poshtë e prezantojmë. Fjala është se Konventa nuk pati mundësi të RATIFIKOHET, për shkak të kunderthënjeve dhe reagimeve shqiptare. Prandaj, duke pasë për bazë se Turqia dhe Jugosllavia nuk bazohen në drejtësi, por në politikë dhe forcë, do të dalin më 1935 me propozim konkret se fjala është për DEPORTIMIN e një populli (SHQIPTAR) në Anadolli, vetëm pse kishin forcë dhe shqiptarët nuk kishte ndonjë reagim, që me forcë ta ndalojë, sepse argumenti i forcës mungonte. Ja teksti i dokumentiti që e zbardhë qëllimin serbian në tërësi.

Në realitet, Konveta e 24 qershorit 1934 shumë shpejtë u kuptua se nuk ka sesi të realizohet me KËMBIM të popullsië, sepse Jugosllavia në Turqi nuk kishte popull, e as Turqia në Jugosllavi nuk kishte popullsi turke. E pse me Konventën e TRRTË të 11 korrikjut 1938, u vëndosë që të shpërngulet njëanshëm vetëm popullsia FSHATARE, e zbulon qëllimin e palës jugosllave se kemi të bëjmë me qëdrim  nazifashist për shfarosje të një populli, e që në rastin konkret ishin shqiptarët.

Në botimin vijues, Konveta Jugosllavo- Turjke e 11 korrikut 1938, që nuk u ratifkua kurrë, por që Tito e parafoi si Konvdentë e KATËRT më 1953  me Fuad Kyprilin (MPJ) i Republikps Turke, pasoi me disa intriga të shekullit, të cilat OPINONI nuk i ka mësuar kurrë.

Në vijim do ta botojmë Konventën Jugosllavo-Turke (11 korrik 1938) dhe Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyrili mars 1953.

E FTOJ çdo shqiptarë në Republikën e Kosovës, që më 14 shkurt 2021, ta votojë Partinë Vetëvendosje, sepse Albin Kurti, është nxënës i Adem Demaçit, që ekonominë, arsimin dhe shendetësinë, e sidomos Ushtrinë e Adem Jasharit-LEGJENDARIT, do ta ndërtojë deri në atë nivel, që do të jetë garancon i sovranitetit, integritetit të këtij shteti, që u ideua dhe lindi si nevojë e kohës  dhe përmirësim i një padrjtësie shekullore.

Albin Kurtin e njoh që në Zyrën Politike të UÇK në Prishtinë. Nuk e kam asnjë interes personal që ta favorizojë. Por, si politikan, Albin KURTI, është i guximshëm, i ditur dhe mbi të gjitha nuk është INFERIOR. Pra, është sikurse Adem Dema Famëlartë. Shëndet dhe ardhmëri të lumtur, për të gjithë qytetarët e Republikës Kosovës, sespe 14 shkurti është dita e dashurisë, tolerancës dhe rinisë, gjithëmonë liridashëse, me VETËVENDOSJEN FITIMTARE, me miqë shumë si: SHBA dhe BE !

Prishtinë më 9 shkurt 2021

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.