Boris Johnson ka lëshuar një deklaratë pas vizitës së sotme befasuese në Kiev, duke zbuluar se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë 120 automjete të tjera të blinduara dhe sisteme raketore kundër anijeve në Ukrainë.

Kryeminstri i Mbretërisë së Bashkuar, Johnson e ka cilësuar si privilegj takimin me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev.

“Është një privilegj të jem në gjendje të udhëtojë drejt Ukrainës dhe të takojë personalisht presidentin Zelensky sot në Kiev. Ukraina ka sfiduar shanset dhe ka shtyrë forcat ruse nga portat e Kievit, duke korrur fitoren më të madhe të shekullit të XXI-të”, shkroi fillimisht ai.

Ju pëlqen!

Ai ka vlerësuar lartë rolin e Zelensky dhe ka lavdëruar heroizmin e popullin ukrainas.

“Është për shkak të udhëheqjes së vendosur të presidentit Zelenskyt dhe heroizmit e guximit të pamposhtur të popullit ukrainas që synimet monstruoze të Putinit po pengohen. E bëra të qartë sot se Mbretëria e Bashkuar qëndron në mënyrë të palëkundur me ta në këtë luftë të vazhdueshme dhe ne jemi në të për një afat të gjatë”, deklaroi më tutje Johnson.

Në fund, Johnson ka pohuar se po rritin mbështetjen ushtarake dhe ekonomike për t’i dhënë fund tragjedisë në Ukrainë.

“Ne jemi duke rritur mbështetjen tonë ushtarake dhe ekonomike ndërsa po mbledhim një aleancë globale për t’i dhënë fund kësaj tragjedie dhe për të siguruar që Ukraina të mbijetojë dhe të lulëzojë si një komb i lirë dhe sovran”, përfundon deklarata.

Ndryshe, Zelensky ka shkruar në rrjetet sociale se është takuar me njeriun që më së shumti shtynë agjendat e sanksioneve ndaj Rusisë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.