Është shuar në moshën 72 vjecare Rob Rensenbrink një nga yjet e mëdhenj të Hollandës së Johan Cruijff, që ka bërë historinë me ‘futbollin total’, në vitet 70, finaliste e Kupës së Botës në 1974 e në 1978. Ish-sulmuesi i majtë vuante nga atrofia muskulare progresive, prej disa vitesh. Rensenbrink ka veshur fanellën e Anderlecht, me të cilët është shpallur kampion i Belgjikës në 1972 e në 1974, ka fituar Kupën e Kupave në 1976 e në 1978 e Superkupën europiane.

Njeriu-Gjarpër, kjo ishte nofka me të cilin thërritej Rensenbrink, do të mbahet mend gjithnjë edhe për shtyllën e goditur në minutën e 90′ të finales së botërorit 1978 në Argjentinë, kundër vendasve, pas krosimit të Krol. Albileceste fitoi atë ndeshje 3-1 pas kohëve shtesë (1-1 në fund të kohëve të rregullta, me avantazhin e Kempes, barazimin e Nanninga). “Për më pak se 5 centimetra do të kisha modifikuar historinë e futbollit – ka thënë Resenbrink për atë episod -. Nëse do të kisha shënuar do ta kishin anulluar golin, duhet të fitonte Argjentina”.

“Rensenbrink kundër shtyllës, Rensenbrink kundër shtyllës”, fraza historike e komentatorit Theo Reitsma e njohur nga cdo tifoz hollandez. ‘Kurrë titulli botëror nuk ka qenë më afër’, shkruan federata hollandeze në kujtim të sulmuesit të lindur në Amsterdam. Në atë turne, kundër Skocisë Rensenbrink shënoi një gol historik, numrin 1000 në historinë e Botërorëve.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...