Prej qëndrimeve të deritanishme në rajon kundrejt situatës së luftës në Izarel, e asaj çfarë ky shtet ka ndërmarrë në Gaza, pas sulmit të ekstremistëve palistinez ndaj caqeve civile në Izrael, nisur prej përplasjeve të fundit në Jerusalem, veçon ai i anëtarit të presidencës boshnjake Shefik Xhaferoviç.

Sapo Netanjahu lëshoi një falenderim për vendet që e mbështesnin Izraelin, ku pas SHBA vinte Shqipëria, por dhe Kosova, Xhaveroviç refuzoi që aty të ishte Bosnja dhe dha këtë përgjigje të drejtëpërdrejtë e pa dorashka gjeo-politike:

“Mesazhi im drejtuar Kryeministrit Netanyahu është që Bosnja dhe Hercegovina nuk i mbështet dhe nuk mund të mbështesë vrasjet e civilëve të pafajshëm në Gaza nga forcat ushtarake izraelite”.

Ju pëlqen!

Nga ana tjetër, Kosova, me një fat të përbashkët me Bosnjen, ofroi një qëndrim që shifet si rreshtim pas aleancës veriatlantike. Nga disa ky reagim i Kosovës po konsiderohet si jo dinjitoze!

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës shkroi në Twitter:

“Si çdo vend, Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij nga më shumë se 2,000 raketa të qëlluara ndaj civilëve vetëm nga Hamasi, i cili mban peng civilët palestinezë në luftën e tij”.

Ndërsa Tirana zyrtare ende nuk ka shprehur qëndrim. Më i fundit i saj është ai i refuzimit të linjes amerikane për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen aty të ambasadës. Qeverisja Rama tha se zgjidhte të mbante linjen europiane në zhvillimet e atyshme.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.