Josep Borrell, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, ka deklaruar se propozimi final franko-gjerman i është dërguar dje Prishtinës dhe Beogradit.

Kryediplomati evropian ka konfirmuar se i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, e ka dorëzuar “versionin e fundit të propozimit që është vendosur në tavolinë.” Ky konfirmim është bërë në samitin e BE-Ballkan Perëndimor që sot po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Lajçak ishte sot në Prishtinë, gjë që nënkupton se versionin e fundit të këtij propozimi e ka dorëzuar pikërisht sot. Gjatë të ditës së djeshme ai ishte edhe në Beograd.

Ju pëlqen!

Çka është plani franko-gjerman?

Ky plan fitoi fillimisht legjitimitet veçanërisht më 3 nëntor kur u pranua si një mundësi për ecje përpara nga kancelari federal i Gjermanisë, Olaf Scholz.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!