Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane sot në Paris do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Alekasandër Vuçiq.

Këtë e ka bërë të ditur nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përmes një postimi në Twitter.

“BE vazhdon përpjekjet për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe lehtësimin e përparuar të dialogut Kosovë-Serbi. Josep Borrell do të takojë nesër në Paris; në takime të ndara; kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Stano.

Ju pëlqen!

Ndërkohë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!