Mbledhja dhe kultivimi i bimëve aromatike dhe medicinale për prodhimin e vajrave esencialë është rritur në mënyrë të konsiderueshme viteve të fundit.

Një studim i mbështetur nga GIZ dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tregon se, boronica dhe molla e egër janë produktet shqiptare më të kërkuara nga tregu i huaj.

Por eksport në rritje kanë shënuar edhe gjethet e dafinës, lule makthi, sherebela, dhe kokrrat e dëllinjës nga të cilat merret vaji esencial.

Ju pëlqen!

Studimi thekson se, “një trend i vënë re kohët e fundit në zonat e Ersekës, Dibrës dhe Kelmendit është kultivimi i aguliçes. Intervistat me përfaqësuesit e agjencive shtetërore dhe fermerët tregojnë se bimë është fitimprurëse krahasuar me disa kultura të tjera më të zakonshme, veçanërisht në zonat me tokë joproduktive”.

Ndërsa ndër frutat e eksportuara vlen të përmendet molla e egër, dëllinja e zakonshme dhe e kuqe, boronica. Kërkesa për dëllinjë në vitin 2020 u rrit ndjeshëm, duke nxitur konkurrencë midis kompanive eksportuese shqiptare.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.