Shkak për këtë mësohet të ketë qenë urdhri i së martës nga ana e përmbaruesit privat ndaj bankës Raiffeisen për t’ia tërhequr borxhin që Telekomi i Kosovës ia kishte kompanisë Z-mobile, borxh ky që mbërrin shumën e mbi 26 milionë eurove.
Lajmin për dorëheqjen e Bordit e kanë konfirmuar për Zërin dy sindikatat e kësaj ndërmarrjeje.
Lamih Balaj, nga Sindikata e Punëtorëve të PTK-së, dhe Muhamet Xhemajli nga Sindikata Peofesionale e Telekomit, kanë thënë se nuk kanë qenë të njoftuar paraprakisht për vendimin e Bordit.
Balaj ndërkaq ka thënë se mjetet që Telekomi i kishte në llogari, e që ishin mbi 3 milionë euro, tashmë janë tërhequr nga përmbaruesi.
Kreu i Sindikatës së Punetorëve të Telekomit ka thirrur protestë për të enjten para qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, Zëri ka siguruar edhe letrën që Bordi i përkohshëm ia ka dërguar qeverisë së Kosovës, të cilën mund ta gjeni më poshtë.



