Periudha që po kalon Milani kohët e fundit, sigurisht që nuk është më e mirë në historinë e këtij klubi.,

Pasi ka qenë për shumë vite në majat e futbollit, vitet e fundit klubi kuqezi ka marrë rezultate negative, që e kanë bërë atë të jetë larg Ligës së Kampionëve.

Megjithatë te klubi italian kanë një plan ambicioz për të ardhmen, teksa do të tentojnë të afrojnë një trajner me emër të në ekip. Sipas asaj që shkruan spanjollja “Mundo Deportivo”, kuqezinjtë do të tentojnë të afrojnë në verë teknikun e Mançester Sitit, Pep Guardiola.

Ju pëlqen!

Qëllimi i drejtuesve të Milanit është ta rikthejnë klubin italian në vendet ku i takon, dhe për ta bërë këtë kanë menduar të afrojnë trajnerin spanjoll.

Guardiola ka një kontratë me Sitin deri në vitin 2021, dhe në rast se “Djalli” dështon ta marrë në ekip, atëherë alternativa është, Andri Shevçenko, i cili po bën shumë mirë nën drejtimin e Ukrainës, me të cilët vetëm pak ditë më parë siguroi kualifikimin për në Euro 2020.

Lexo po ashtu:  Real Madridi kërkon fitore për ta vendosur njërën dorë në trofeun e La Ligës
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!