Boksieri shqiptar, Florian Marku vazhdon të jetë i pamposhtur.

Në tetë ndeshje, shqiptari ka fituar shtatë, gjashtë prej tyre me nokaut dhe një barazim.

Së fundmi, Marku mposhti Ryan Charlton, duke bërë që skuadra e tij të hedh pëshqirin, pra në shenjë dorëzimi.

Ju pëlqen!

Marku ka postuar një video të ndeshjes kundër Charlton, derisa në mbishkrim bëri premtimin duke shkruar se do jep shpirtin derisa të bëhet kampion i Botës.

“Unë ju premtoj të gjithëve që do jap shpirtin deri sa të arrij ëndrrat e mia, të shpallem kampion bote”, shkroi ai.

Ndërkohë, Marku me ngulm është duke kërkuar ndeshjen ndaj britanikut, Conor Ben, ky i fundit është duke e refuzuar vazhdimisht.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.