Gjatë javës Facebook i dërgoi një e-mail të gjitha kompanive dhe agjencive të reklamimit duke i siguruar për përpjekjet e tyre maksimale për të adresuar gjuhën e urrejtjes.

Ndërsa bojkoti i reklamave po rritet, Mark Zuckerberg nuk tregon shenja tërheqeje. “Unë besoj se të gjithë këta reklamues do të kthehen shumë shpejtë në platformë,” tha shefi ekzekutiv i Facebook.

Ata që mbështesin bojkotin akuzojnë firmën e teknologjisë se ka qenë e ngadaltë dhe neglizhente ndaj heqjes së përmbajtjeve të urrejtjes.

Ju pëlqen!

Por Zuckerberg tha se “ne nuk do të ndryshojmë as politikat tona as qasjen tonë për shkak të një kërcënimi nga një pjesë e vogël e të ardhurave tona.”

Ai është shprehur i gatshëm të takojmë organizatorët e bojktotit “Stop Hate for Profit.” Rrjeti social padyshim është i shqetësuar nga bojkoti. Sipas një liste të përpiluar nga organizatorët, mbi 600 marka në mbarë botën janë përfshirë.

Gjatë javës Facebook i dërgoi një e-mail të gjitha kompanive dhe agjencive të reklamimit duke i siguruar për përpjekjet e tyre maksimale për të adresuar gjuhën e urrejtjes.

Megjithatë bojkoti nuk ka dëmtuar Facebool edhe aq shumë. Zuckerberg e ka quajtur problemin më shumë sa i përket reputacionit sesa financave. Pjesa më e madhe e kompanive vijojnë reklamimin në Facebook përfshirë mijëra biznese të vogla deri të mesme.

Pas një rënie të vogël të vlerës së aksioneve javën e kaluar, ato janë kthyer në normalitet këtë javë. Strategjia e Facebook po funksionon.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!