Këngëtari i njohur Bojken Lako ishte i ftuar në emisionin “Historia ime”, ku ka bërë një rrëfim frymëzes për këdo që është i varur nga lëndët narkotike.

Bojkeni ka qenë edhe vetë një i tillë, ndaj lufta për ta lënë ka qenë e gjatë dhe e vështirë, pasi varësia mund t’i kishte kushtuar dhe jetën.

Këngëtari bën të ditur se ka hequr dorë nga droga në vitin 2004, ndërsa tregon se prej një viti nuk konsumon më as alkool.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Pa u bërë ende vonë, ai ka nisur t’ia ndalojë vetes duke parë pasojat e saj, pasi shumicën e kohës nuk mund të ishte i kthjellët në mendime.

“Kam shumë miq dhe shokë që kanë dalë nga kjo situatë, por kam dhe shumë të tjerë që nuk kanë dalë dot. Ajo është pak si lojë, unë kam qenë në Amerikë në vitet 2000, ku për disa nga stilmulantët e ndryshëm nuk duhet ta provosh kurrë sepse patjetër që krijohet varësi. Varësia krijohet në forma të ndryshme. Megjithatë ata që më njohin e dinë se kanë qenë dhe vitet e para dhe ajo pjesa e abuzimit lidhet dhe me modën, ose si brezi i ndryshimit të sistemeve, asaj lirisë që na ka munguar deri në moshën 15 vjeç, se aq kam qenë kur ka ndryshuar sistemi. Ishte dhe ajo periudha e adoleshencës që nuk i shpëtoje dot asaj gjëje.”- rrëfeu hapur Bojken Lako.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...