Besnik Mujeci, aktivist dhe asambleist i Lëvizjes në Komunën e Prishtinës, ka kaluar sot në mbrëmje pranë ndërtesës së qeverisë dhe ka brohoritur poshtë Lista Serbe.

Menjëherë është arrestuar dhe mbi të është ushtruar dhunë. Kështu ka njoftuar zyrtari i LVV-së Arbër Zaimi.

“Lista Serbe është subjekt i cili mban nën kërcënim të vazhdueshëm qytetarët serbë të Kosovës, të cilët nuk mund ta kritikojnë apo të veprojnë ndryshe nga ç’urdhëron ajo, sepse ka përkrahjen e Vuçiqit dhe kontrollon strukturat kriminale paralele. Me gjasë tash po i njëjti subjekt kërcënon dhe shqiptarët, duke qenë se kontrollon qeverinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ju pëlqen!

Ai thotë se ky është një regjim.

“Kush guxon të thotë mendim kundër Hashim Thaçit dhe Listës Serbe përballet me dhunën fizike e grushtat e pushtetit. Ky është regjimi”, ka shtuar ai ndër tjera.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!