Përveç peshëngritjes, sporti shqiptar mund të krenohet edhe me diçka tjetër në arenën ndërkombëtare. E kemi fjalën për kampionin shqiptar të bodybuilding, Arbër Xhemali.

Sonte Xhemali është shpallur nënkampion në Itali në peshën e tij në garën “Hercules Olympia”. Sportisti ynë është kampion absolut në Shqipëri dhe jo më kot është quajtur “Schwarcenegeri” shqiptar.

Ambicia e tij është akoma e madhe, që të marrë pjesën në “Bodybuilding Mister Universe” dhe të hyjë në 5 më të mirët e botës.

Ju pëlqen!

Interesant është fakti që Xhemali në fundin e garës së sotme ka bërë me duar gjestin e shqiponjës, duke u treguar garuesve që ai vjen nga Shqipëria.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.