Media e prestigjioze angleze Bloomberg kla publikuar një artikull mbi Piramidën në qendër të Tiranës. Pas një përshkrimi historik dhe viziv të ndërtesës artikulli jep detaje mbi projektin e shndërrimit të saj në një qendër edukimi kombëtare.

Projekti është duke u bashkë financuar nga qeveritë qendrore, bashkia dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, ndërsa puna mund të fillojë qysh në muajin tjetër dhe pritet të zgjasë 1 vit e gjysëm. (Buxheti ende nuk është njoftuar), shkruan Bloomberg.

Studio e arkitektëve holandez MVRDV më bazë në Roterdam u ngarkua të ri-imagjinojë ndërtesën si një qendër multifunksionale teknologjike edukimi për të rinjtë, duke hapur anët dhe duke e kthyer brendësinë në një atrium gjigant të mbushur me pemë dhe dritë. Edhe çatia do të jetë e arritshme, me shkallë drejt një platforme që ofron pamje të qytetit, specifikohet në artikull.

Ju pëlqen!

Në ‘rimishërimin’ e saj, piramida do të njihet në Qendrën Tumo, që është vendndodhja e shtatë e një programi me qendër në Armeni që kërkon të ofrojë adoleshentëve trajnime dhe seminare në teknologji dhe dizajn. Do të ketë gjithashtu një shesh të hapur me hapësira publike, përfshirë një bibliotekë. Dhe do të ketë njësi që startup-et mund të punësojnë, veçanërisht ato që janë komplementare të programit Tumo, shkruan Bloomberg. Artikulli i plotë këtu!

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!