Infeksionet në SHBA po vijnë në kohën më të keqe të mundshme politikisht për Donald Trump.

Presidenti, i cili ka kaluar muaj me radhë duke sulmuar votimin përmes postës, ka nevojë për një pjesëmarrje dramatike në Ditën e Zgjedhjeve për të pasur shpresë për fitore. Ndërsa Demokratët ndërkohë, e kanë në avantazhin e tyre votimin përmes postës.

Numri i madh i rasteve dhe shtrimet në spital në shtetet kryesore që vendosin fatin e zgjedhjeve, mund të pengojnë disa Republikanë të votojnë, edhe pse partia po merr masa që mbështetësit e Trump të mbeten të motivuar për t’u paraqitur.

Ju pëlqen!

Rritja e rasteve gjithashtu e vë Trump në mbrojtje dhe e çon fokusin e garës tek trajtimi i pandemisë, të cilën demokrati Joe Biden e ka bërë pjesë qendrore të fushatës së tij, ndërsa presidenti kaloi tetë muajt e fundit duke minimizuar impaktin e virusit dhe këmbënguli se pandemia do të zhduket.

Një sondazh i Washington Post / ABC News, lëshuar të mërkurën, tregoi se një rritje e koronavirusit në rajone të caktuara të SHBA mund të ndikojë në kandidaturën e Trump. Në Wisconsin, ku shpërthimi ka qenë në nivele rekord kohët e fundit, votuesit favorizuan Biden me 17 pikë përqindje ndaj Trump, nga 57% në 40%, sipas sondazhit.

Rritja e rasteve Covid do ta bëjë më të vështirë për republikanët që ata të ekzekutojnë planet e tyre të pjesëmarrjes në votime, veçanërisht me sondazhet që tregojnë se Trump është pas Biden.

Megjithatë, shqetësimi për Trump nuk është vetëm pjesëmarrja, por edhe ankthi ekonomik që ka krijuar pandemia, pasi kjo ka prekur votuesit e moshuar që janë një grup elektoral i rëndësishëm për presidentin si dhe votuesit nga klasa punëtore dhe rurale që e mbështetën atë në 2016.

Burimi: Bloomberg

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.