Humbja në Kharkiv ka bindur mesa duket presidentin rus, Vladimir Putin dhe enturazhin e tij se në Ukrainë nuk vlen më përdorimi i operacioneve kirurgjikale të miquajtura “Speciale”, por përdorimi i forcës masive. 300 mijë trupa që pritet të rekrutohen janë jo vetëm një lëvizje e detyruar që përbën ndryshim strategjie, por edhe paralajmërim se Kremlini është i gatshëm të përfshihet tërësisht në luftën që ka nisur nga e cila nuk tërhiqet dot pa marrë diçka.

Megjithatë, mënyra sesi po drejtohet lufta ka krijuar pakënaqësi edhe në radhët e mbështetësve kryesorë të luftës, një fakt ky që sillet në vëmendje nga “The Moscow Times”. Sipas medias në fjalë të ashtuquajturit blogerë pro-luftës, janë njësi mediatike të përfaqësuara në “Telegram”, pas të cilave janë njerëz me lidhje me ushtrinë dhe që postojnë pamje video-foto nga terreni i luftimeve. Në këto kanale jepen me hollësi dështimet e ukrainasve, propagandohen ide nacionaliste dhe sugjerohen mënyra për të ndihmuar luftën.

Rëndësia e tyre ka të bëjë me numrin e ndjekësve dhe autoritetin që kanë në audiencën e përgjithshme ruse, edhe pse janë aktualisht të vetmet platforma të besueshme deri diku për luftën. Një prej blogerëve pro-luftës, Starshe Eddi, me mbi 500 mijë ndjekës, shkruajti se në Kharkiv, komanda ukrainase e xhiroi komplet komandën ruse. Rybar, Igor Girkin, Reverse Side of the Medal, Grey Zone apo edhe shkrimtari Zakhar Prilepin janë ndër emrat që dominojnë diskutimin mbi luftën në Rusi. Por Kharkivi nuk mund të fshihet dhe të gjithë në grup e kanë quajtur atë një katastrofë.

Listës i shtohen edhe gazetarë, si p.sh Alexander Kots i “Komsomolskaya Pravda”, një korrespondent lufte si Alexander Sladkov me 900 000 ndjekës, Semyon Pegon me 1.1 milionë ndjekës dhe Colonel Cassad i drejtuar nga Boris Rozhin me 750 000 ndjekës. Çka përbën shqetësim për pushtetin e Putin që nuk ka nguruar të paralajmërojë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka lënë të kuptohet se Putinin po e lënë nervat për vazhdimin e lodrës së demokracisë në kushtet e tanishme:

Rusët mbështesin presidentin. Sa për pikëpamjet e tjera, pikëpamje kritike, për sa kohë që janë brenda ligjit, ky është pluralizëm, por vija është shumë, shumë e hollë dhe duhet patur shumë kujdes këtu, citohet ai.