“Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-ve ndërmori veprime për të caktuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive”.

Ky do të ishte reagimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ka përshëndetur vendimin për të shpallur një sërë personash nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut si njerëz të pakualifikuar për të hyrë në SHBA.

Blinken theksoi se, “SHBA-të dhe partnerët si Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit”.

Ju pëlqen!

Kujtojmë që në Shqipëri iu sanksionua pasuria ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.

 

Po ashtu, edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur vendimin.

Kujtojmë që Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), të hënën e 11 prillit, ka sanksionuar ish-deputetin Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi.

Sipas Departamentit Amerikan, përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese, ata kanë kërcënuar stabilitetin e rajonit.

Departamenti i Thesarit shpjegon se, si rezultat i vendimit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në pronësinë e individëve ose subjekteve të përcaktuara, që janë në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim, ose kontroll të personave amerikanë duhet të bllokohen dhe të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja.

Ky vendim i bën ata dhe pjestarët e familjes së tyre të ngushtë të pakualifikuar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.