Sot në Kuvendin e Kosovës është diskutuar me tone të ashpra rreth sistemit të drejtësisë. Në qendër të vëmendjes ishte Procesi i Vetting-ut dhe Projektligji për Provimin e Jurisprudencës.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu u kritikua nga deputetët opozitarë, të cilët e cilësuan atë si të paaftë për sa i përket detyrave që i ka marr përsipër.

Për një moment, gjuha e të zgjedhurve të popullit degradoi, sa që ata filluan ta sulmojnë njëri tjetrin në çështje personale.

Ju pëlqen!

Ministrja Haxhiu e ka pyetur deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, lidhur me punësimin e motrës së saj në prokurim të Kuvendit.

“Nëse flas me gjuhën e Abelard Tahirit atëherë zonja Deliu duhet të të pyes a keni ndikuar në punësimin e motrës tuaj në prokurim të Kuvendit… ose me ua përmend që dhëndri juaj është arrestuar në OSHP”, pyeti Haxhiu.
Pas kësaj pyetje, ka reaguar deputetja Deliu Kodra duke thënë se këto janë shpifje. Kjo e fundit u përpoq t’ia kthente me të njëjtën monedhë:

“Si takohesh me një ministre të Drejtësisë së Gjermanisë kur në CV-në tënde shkruan se kunatin e keni të arrestuar për terrorizëm në Maqedoni”, tha Deliu-Kodra.Kjo akuzë, ka zgjuar polemika edhe në opinion publik. Vëllai i kunatit të Haxhiut, Shkumbim Krasniqi, ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale se personi të cilit deputetja e PDK-së i referohet si terrorist, ishte luftëtar i UÇK-së:

“Blerta Deliu ky është komandant Malisheva perndryshe vellau im, por jo terrorist por luftetar lirie , sa shumë qe ndjehem krenar.”

Muhamet Krasniqi i njohur ndryshe si Komandat Malisheva, ishte pjesëmarrës në rastin e Kumanovës para disa vitesh. Ndryshe, ai është njëri prej vëllezërve të Alban Krasniqit, bashkëshortit të Ministres Albulena Haxhiut.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.