Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë ka ofruar sot teatrin bajat të patritoizimit dhe përpjekjes për ruajtjen e demokracisë në vendin tonë nga ndërhyrjet e huaja. Në komision ka mbërritur një projektrezolutë titulluar “Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dizinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare” me nismëtar Taulant Ballën. Ja sesi e argumenton Balla nismën e tij ndër të tjera:

Fondacioni “Konrad Adenauer” në studimin e tij thotë se influenca ruse ecën me moton: përça e sundo. Meqenëse vendi ynë nuk mundet të jetë imun ndaj dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja, kam ndërmarrë ketë projektrezolutë 

Pra Taulant Balla na fton të bashkohemi rreth tij, Elisa Spiropalit, Endri Fugës, Edi Ramës, Kujtim Gjuzit, Damian Gjiknurit, Vangjush Dakos e të tjerëve për të neutralizuar ndikimet malinje që vijnë nga jashtë. 

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Mediat raportojnë për debate mes tij dhe ish-ministrit Bushati që ka kërkuar një opinion nga qeveria për këtë rezolutë si dhe harmonizimin e saj me Strategjinë e Sigurisë Kombëtare. Mirëpo kushdo e di se nëse një gjë e prek Taulant Balla, ajo ose është në kufijtë e të paimagjinueshme në aspektin ligjor, ose është një gallatë mediatike.

Është ky njeri që tjetërsoi ligjin për pronësinë në media – diçka me zarar kjo – dhe është po ky që lexon përditë lloj lloj deklaratash nga më absurdet pa iu skuqur fare asnjë milimetër i lëkurës. Ndaj përtej debateve të kota që duken sheshit se synojnë të godasin kreun e PD-së, Lulzim Basha, i përfolur për paratë ruse, duhet të vendosim sesi ta marrim këtë projektrezolutë. Me gjasë duhet marrë për shakanë e radhës, nga ato që duhen botuar ngjitur me fjalëkryqin në faqen e fundit të gazetave.

Dokumente të tilla, pas të cilave nuk implikohet asnjë tender, apo koncesion, pra ndonjë marifet parash, janë thjesht llozhra parlamentare, po aq të rëndësishme ta zëmë sa 50 ndryshimet e Statutit të PS-së qëkurse në krye të saj erdhi z. Rama.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...