Nga Katari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një tentativë për ti dhënë frymëmarrje lojtarëve që do të gjendeshin përpara presionit të luanin njëri pas tjetrit dy turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtarë. I intervistuar nga e përditshmja gjermane Bild, Joseph Blatter kthehet mbi hetimet për korrupsion në lidhje me dorëzimin e Kupës së Botës Rusisë e Katarit, duke dhënë edhe një zgjidhje të re: “Botërori2022? Mund ta organizojnë Shtetet e Bashkuara në vend të atij 2026, duke ndryshuar kohët. Edhe Japonia mund ta bëjë dhe e di që janë ofruar”.

Ish-presidenti i Fifa-s shpjegon përsëri: “Fatmirësisht kompeticioni do të jetë ende me 32 skuadra e jo me 48 si do të kishte dashur Infantino. Edhe Gjermania mund ta organizojë, por do të thoshte që të luhej përsëri në Europë”.

Në lidhje me skualifikimin si pasojë e skandaleve që përfshinë Fifa-n, Blatter, 84 vjec, shprehet: “Hetimet janë pjesë e një komploti kundër meje. Reagimi më i mirë i Fifa-s ndaj të gjithë kësaj, do të ishte të më nominonte president nderi. Do ta meritoja”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!