Mëse gjysma e blerjeve u kryen nga një smartfon. Sipas Salesforce kjo shifër është 65%, një rritje masive me 35%.

E Premtja e Zezë rekord blerjesh online prej 20 miliardë dollarë

E Premtja e Zezë ishte një ditë rekordesh për blerjet online në SHBA dhe mbarë botën sipas Salesforce që gjurmon 500 milionë blerës në 30 vende të botës.

Globalisht sipas Salesforce, 20 miliardë dollarë janë shpenzuar gjatë kësaj dite në 30 vende të botës ku u vu re një rritje e ndjeshme e blerjeve nga smartfonët.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Mëse gjysma e blerjeve u kryen nga një smartfon. Sipas Salesforce kjo shifër është 65%, një rritje masive me 35%.

Por çfarë po blejnë njerëzit? Sipas Salesforce, marka më të përfolura janë ato teknologjike:

  1. PlayStation
  2. Nintendo
  3. Apple
  4. Xbox
  5. Google

Distributorët më të vizituar gjatë kësaj dite janë:

  1. Amazon
  2. Walmart
  3. Target
  4. Gamestop
  5. Best Buy

Salesforce parashikon se blerjet online do të rriten me 15% gjatë sezonit të pushimeve. Si rezultat pritet që deri në fund të vitit të arrihet 768 miliardë dollarë blerje online për 2019.

E Hëna Kibernetike pritet të vendosë rekord të reja me 32 miliardë dollarë blerje online sipas analistëve.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...