Deputeti i opozitës së re Halit Valteri i ka kërkuar sot kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që të ndikojë dhe të kërkojë nga qeveria dhe ministrat të rishikojnë aktin normativ për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 dhe mbylljen e klabeve të natës e diskove.
Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, Valteri tha se disa biznese mbajnë hapur pishinat dhe klabet pasi kanë lidhje me deputetë të zonës dhe shefa komisariatesh, ndërsa të pamundurit nuk ngrenë dot as qepenin.

“Akti normativ që ndalon lokalet me muzikë e sjellja arrogante e kësaj qeverie e Ministrit të Brendshëm me protestuesit më bën që t’u kërkoj si kryetar Kuvendi e një nga njerëzit më të pushtetshëm e me reputacion në PS të ndërhyni që të rishikohet e të bëhet plan financiar për këtë kategori 60 mijë personash që punojnë me kohë të plotë apo sezonalë e presin kërtë sezon për të cuar bukën e gojës në shtëpi.

Në Shqipëri sot ky akt normativ bëhet me seleksionim, disa biznese që kanë lidhje me deputet të zonave, shefa komisariatesh, njerëz të fuqishëm mbajnë bizneset, pishinat e klubet hapur, të pamundurit s’mund të hapin as qepenin se u shkojnë 20 forca policie.

Ju pëlqen!

Bëjini thirrje PS e ministrave ta rishikojnë aktin normativ“, tha Valteri.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.