Shkruan: Muhamet Kelmendi

Firma e Devollit është shembulli më adekuat që tregon dështimet e organeve të ndjekjes, si të policisë kompetente, ashtu edhe të prokurorisë dhe të gjykatave në Kosovë. Dështimet janë evidentë dhe ato vetëm sa po thellohen. Po them dështimet, sepse nuk po dua të them, bashkëpunimi. Është e pamundur të bëhen gjithë ato vepra dhe organet mos ti shohin. Jo. Organet dhe pushteti në përgjithësi e dinë aktivitetin e kësaj firme dhe të firmave të tjera por ato po lejohen. Shkaqet janë të thjeshta: Interesi dhe ryshfeti. Deri kur kështu? Kështu do të ecet deri në kohën kur nuk bëhet VETTING-u. Vetëm me atë mjet pastrohet sistemi dhe e merr rrugën e drejtë, duke u bërë mjeti kryesor i shtetit të së drejtës.

-Çështja e keqpërdorimeve në ekonominë e Kosovës dhe të kriminalitetit ka marr përmasa të gjëra dhe ato pa një spastrim të sistemit të drejtësisë kurrë nuk mund të shërohet. Këtë gjendje shumë mirë dhe në të gjitha fushat e kanë shfrytëzuar disa firma në Kosovë. Këtu bën dëm më së shumti dhe prinë Devolli kompani në shumë fusha. Kryesisht kjo kompani me të madhe është futur në telefoni, në energji, në telekomunikacion dhe në tregti. Kudo ka kryer dhe po kryen vepra të rënda penale, sepse kudo ka bashkëpunime politike, me kompetentët nëpër fusha dhe me burokratet në institucione që kanë thyer ligjin dhe kanë bërë vepra të rënda. Me ryshfet ju ka ndihmuar në Ministrinë e telekomunikacionit për telefoni dhe tash ajo gjendet buzë shkatërrimit.

Ju pëlqen!

Edhe në ZRRE ka ndihmuar dhe ka kryer vepër penale. Devolli tash vendi ka arritur të merr pasuri të patundshme dhe të gjitha ato kurrë nuk iu kanë përmbajtur marrëveshjeve të nënshkruara. E përbashkëta e tërë aktivitetit është ndikimi me ryshfet te kompetentët për marrëveshje. Me ato marrëveshje, të cilat kanë qenë antiligjore, sepse çdo gjë është shitur nën çmimin e treguar apo në kundërshtim me ligjin, ka arritur të pasurohet dhe të behet fuqi në Kosovë. Dhe, sikur këto mjete ti investonte në Kosovë, në punësim dhe në çështjet tjera, ndoshta kishte bazë. Por, këta tërë pasurinë po e dërgojmë në Malta, atje ku kanë firma dhe ku organet e Kosovës janë të pafuqishme. Vetë ky fakt tregon ndërgjegjen që e kanë këta njerëz. Atyre nuk u ka mbetur për interes zhvillimi, shteti dhe interesat e vendit. Devollët mbështeten në veprimtari që u sjellë mjete dhe për atë nuk lënë mjet pa e futur në veprim.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.