Rritja vjen pak orë pasi PayPal bëri të ditur se do të mbështesë shitblerjen e kriptomonedhave si Bitcoin, Ethereum, Litecoin dhe Bitcoin Cash.
Çmimi i Bitocoin u rrit me 8% ditën e Enjte me 13 mijë dollarë në pikën më të lartë që prej muajit Korrik.
Rritja vjen pak orë pasi PayPal bëri të ditur se do të mbështesë shitblerjen e kriptomonedhave si Bitcoin, Ethereum, Litecoin dhe Bitcoin Cash.
Me rritjen e fundit, kriptomonedha më e madhe në botë tashmë ka eklipsuar arin dhe argjendin për tu bërë “komoditeti” me performancën më të mirë të vitit të kaluar.
Krahasuar me Tetorin e vitit të kaluar, Bitcoin është rritur me 55% në vlerë ndërsa argjendi dhe ari për të njëjtën periudhë 40% dhe 27% respektivisht.
Edhe pse kapërcimi i kufirit prej 13 mijë dollarë mund të konsiderohet i rëndësishëm për të ardhmen afatshkurtër deri afatmesëm të kriptomonedhës, nuk është rritja më e madhe e vitit.