Aktualisht bitcoin është mbi mesataren e 200 ditëve të fundit çka sugjeron se kriptomonedha mund të qëndrojë pa problem në kufirin 8,000 dollarëve.

Bitcoin ngjitet mbi 8,000 dollarë, pikën më të lartë që prej 2 muajsh

Çmimi i Bitcoin u rrit mbi nivelin e rezistencës prej 8,300 dollarë duke i hapur rrugë vlerës prej 8,500 dollarë. Aktualisht monedha këmbehet me 8,515 dollarë sipas burës Bitstamp të Luksemburgut.

Kujtojmë se javën e kaluar kriptomonedha këmbehej me 7,655 dollarë. Kjo rritje vjen pas lançimit të suksesshëm të kontratave futues të CME për Bitcoin të cilat kaluan vlerën e atyre të rivalit Bakkt.

Aktualisht bitcoin është mbi mesataren e 200 ditëve të fundit çka sugjeron se kriptomonedha mund të qëndrojë pa problem në kufirin 8,000 dollarëve. Tregtarët po shohin nëse bitcoin do të qëndrojë mbi nivelin 8,300 dollarë të rezistencës.

Në terësi vlera e tregut të kriptomonedhave ishte 223.8 miliardë dollarë dhe 68.1% e saj vjen nga bitcoin. Monedha të tjera që u rritën krahas bitcoin ishin Bitcoin SV me 22.87%, Bitcoin Cash me 6.46%, Litecoin me 6.46% dhe Dash me 14.32%.