Bitcoin e filloi javën e kaluar në pozita të forta me një vlerë prej 9,300 dollarësh dhe shkoi gjatë javës në 9,680 dollarë.

Tregtuesit e kriptomonedhave panë këtë javë që çmimi i bitcoin të rritej e të binte përpara se të tkurrej në 9,054 dollarë më 28 Qershor sipas të dhënave të CoinMarketCap.

Bitcoin e filloi javën e kaluar në pozita të forta me një vlerë prej 9,300 dollarësh dhe shkoi gjatë javës në 9,680 dollarë.

Ju pëlqen!

Por në orët e para të ditës së Enjte bitcoin kishte rënë në 9,114 dollarë. Situata nuk u përmirësua aspak për bitcoin i cili ra deri në 8,975 dollarë ditën e Dielë. Kjo vlerë është më e ulëta në një muaj dhe ishte hera e parë që bitcoin prek këtë vlerë që prej 27 Majit.

E gjitha kjo sugjeron se bitcoin po has vështirësi të kapërcejë kufirin e 10,000 dollarëve. Ky tavan është shumë i rëndësishëm për bitcoin sepse ka qenë vlera e tij në fillim të 2020.

Në Mars ashtu si shumica e tregjeve për shkak të pandemisë bitcoin ra në vlera rekord. Pjesa më të madhe të humbjeve e ka rikuperuar tashmë dhe ka kaluar edhe mbi 10,000 dollarë disa herë edhe pse nuk ka arritur ta mbajë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!