Vlera e shënuar ditën e djeshme është më e larta e tre muajve të fundit dhe vjen pas një muaji Janar të fortë për kriptomonedhën.

Bitcoin arrin objektivin madhor pas 11 vitesh

Përgjatë tetë orëve ditën e Mërkure vlera e bitcoin u rrit nga 9,250 dollarë në 9,775 dollarë duke shtuar shpresat se mund të kapërcejë kufirin e 10,000 dollarëve tek investitorët dhe entuziastët e kriptomonedhave.

Por impakti në çmimin e bitcoin në orët e fundit mund ti atribuohet aktivitetit të kriptomonedhave alternative.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Vlera e shënuar ditën e djeshme është më e larta e tre muajve të fundit dhe vjen pas një muaji Janar të fortë për kriptomonedhën.

Bitcoin me sukses kaloi kufirin e mbështetjes prej 9,500 dollarë dhe që nga dita e djeshme ka qenë thuajse stabil dhe në këto moment që shkruajmë qëndron në vlerën 9,732 dollarë.

Gjithashtu një tjetër rekord u vendos ditën e djeshme ndërsa rrjeti bitcoin kaloi shifrën e 500 milionë transaksioneve që kur doli live 11 vite më parë.

Transaksioni i parë u realizua më 12 Janar 2009 ku Nakamoto gërmoi bllokun e parë. 10 muaj më pas, 5 Tetor 2009 New Liberty Standard vendosin kursin e këmbimit prej 1 dollarë për 2,300 bitcoin. Transaksioni i parë në bitcoin me sende fizike u realizua më 22 Maj 2010 ku Laszlo Hanyecz bleu një pica për 10,000 bitcoin. 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!