Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë
Posi dy hije kaluan dy vetë

Me sy të shuar me buzët vrare
Mezi dëgjohen si me të qarë

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë
Dy hije kujtojnë të shkuarën jetë

Ju pëlqen!

– Të kujtohet malli që na pushtoi?
– Përse don’, vallë, që ta kujtoj?

– Për emrin tim zemra të rreh, sikur më do?
Tim shpirt në ëndërr gjithmon’ e sheh? – Jo

– Oh! Të lumturat ditë, s’kanë të treguar
Buzë më buzë, të përqafuar! – Zjarr i shuar.

– Sa blu ish qielli, shpresa pa kufi!
– Shpresa mërgoi tek qielli i zi

Kështu ecnin mbi tërshërën e kreshpuar
Dhe fjalët vetëm nata i pat’ dëgjuar

– Paul Verlaine /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!