‘Porsi fleta e ejllit t’Zotit, po rreh flamuri i Shqipnisë, thërret bijt’ e Kastriotit, mu mbledh tok çetët e ushtrisë…‘ “vargjet e Imzot Gjergj Fishtës, të cilat për një mbrapshti të historisë nuk u bënë dot Hymni i Shqipërisë, edhe pse menduar si të tilla, kjo nuk do të thotë se kumbimi i tyre nuk mund të jetë i fortë edhe sot.

Kjo është prova se vargjet e Imzot Fishtës, e kanë kaluar testin e kohës, energjia dhe forca e tyre evokojnë edhe sot pas kaq brezash ndjesinë e pamohueshme të krenarisë dhe atdhedashurisë.

Këta djem janë të gjithë 20-vjeçarë, studiojnë në Akademinë e Arteve, mbrëmë ata, në ora 23:00 të mbrëmjes mund të ishin kudo, në xhiro, në udhëtime, me familjen, me shoqërinë, me të afërmit, por jo…

…ata vendosën të ishin aty ku ajo forcë e brëndshme i udhëzoi, ajo forcë e brëndshme që i bëri bashkë e u ngrohu zemrat, ajo forcë që s’mund të ketë emër tjetër veçse atdhedashuri.

Sa ndjesi e mirë dhe dëshirë përbashkuese të ngjall përcjellja e një lajmi të tillë, kur sheh që një brez i ardhshëm të rinjsh, këndon Fishtën, brenda memorialit të Gjergj Kastriot në Lezhë, një brez i cili kupton fort mirë çfarë është atdhedashuria dhe ngrohtësia që ai sjell duke mos e ngatërruar për asnjë sekondë me atë çfarë është nacionalizmi i thekur dhe rrezikun që sot më shumë se kurrë struket nën të, në formën e disa tregtarëve flamujsh të rrejshëm.

Adelion Kola, Bern Ndoci, Elton Nikolli, Klark Kodra, Harlen Nikolli, Anduel Kovaçi e mbushën memorialin e heroit me kumbimin e tingujve të vargut të Fishtës, na ngrohën zemrat, e na bënë krenarë të gjithëve. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]