Grupi “Bijt e Zanit” nga Kosova është përzgjedhur sot për juve, të nderuar lexues.

Bashkëkohore temë që lëvron dashurinë dhe mallin. Kompozim pa klarinet, pa saksofon, pa ritëm turk e arab. Kiqi e shundi këtu s’ka vend, shkruan MekuliPress.

Teksti i këngës është shkruar nga Bekim Kepuska. Vokalisti i grupit është Bashkim Kërqeli i ndjekur nga pjesa tjetër e grupit të cilët janë Bekim Kepuska në bateri dhe Kaltrin Hana në Bass Gitarë.

Ju pëlqen!

Bashkangjitur mund të gjeni tekstin dhe videon e këngës

Thirre mendjen

Është natë
jam i etun
në shpirt i trazum
ty duke t’kërku, kërku, kërku

Ti
Më çon në utopi
në parajsën e ëndrrave
me ty flutroj, flutroj , flutroj
thirre mendjen
hape zemrën
ma bën një vend mua

Me ty
po du me lundru
je e ëmbël je e hidhur
Në çdo formë unë të du

Ti
Më çon në utopi
në parajsën e ëndrrave
me ty flutroj , flutroj , flutroj!

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!