Shkalla e vdekjes nga koronavirusi në Spanjë vazhdon të jetë në rënie.

Në 24 orët e fundit, Spanja ka raportuar 399 vdekje, shifër kjo më e ulët se ajo e së dielës prej 410 rastesh.

Në total 20,852 njerëz kanë humbur jetën teksa numri i të prekurve shkon mbi 200 mijë. Fatmirësisht raportohet se më shumë se 80,000 janë shëruar.

Ju pëlqen!

Ndërkohë, kryeministri Pedro Sánchez pritet të kërkojë nga parlamenti të zgjasë bllokimin e vendit deri në 11 maj.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!